Friday, May 9, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fact-checking klimatik: Mitet vs. Faktet

30/11/2023
në Politika
A A
0
Fact-checking klimatik: Mitet vs. Faktet

Jonida Lera dhe Ani Bajrami

Metodat përmes të cilave realizohet verifikimi i fakteve (fact-checking) si përzgjedhja dhe verifikimi i pohimeve, marrja në konsideratë e provave dhe gjykimi mbi to, megjithë kundërshtimet, përfaqësojnë një mënyrë adekuate, për të analizuar perceptimet, qëndrimet dhe besimet e individëve kundrejt një fenomeni të caktuar.

Një nga to është ngrohja globale, që kuptohet si rritja e temperaturës globale si pasojë e aktivitetit njerëzor. Thënë më shkoqur, çlirimit në masë të madhe dhe të pakontrolluar të gazeve serë në atmosferë, ku përmenden dioksidi i karbonit dhe metani. Pasojat e ngrohjes globale ose ndryshimet klimatike, ndikojnë negativisht në ekosistemet natyrore dhe shoqëritë njerëzore. Prej vitesh tashmë, shkencëtarët e klimës kanë pohuar se ndryshimet klimatike po ndodhin dhe marrja e masave duhet të jetë e menjëhershme. E ashtuquajtura emergjencë klimatike i referohet rrezikut të madh për Jetën në Tokë prej ndryshimeve klimatike, që mbështetet prej studimet të shumta e të ndryshme shkencore.

E megjithatë, mosbesimi deri mohimi i ndryshimeve klimatike ka shoqëruar opinionin publik për dhjetravjeçarë. Si ka vënë në dukje dhe historianja e njohur e Universitetit të Harvardit, Naomi Oreskes, mohimi i ndryshimeve klimatike përmes krijimi të dyshimit, përfaqëson një strategji sa politike aq dhe ekonomike, ku shënjestra përfshin edhe shkencëtarët. Gjendur përballë një vale të tillë dezinformimi dhe keqinformimi të organizuar, publiku ndër vite shpërfaq një krizë besimi, për ngrohjes globale dhe ndryshimet klimatike por dhe mungesë të thellë besimi te insitucionet shkencore, dhe vetë shkencëtarët.

Mite të tilla të fabrikuara si “ndryshimi i temperaturave nuk i detyrohet çlirimit të gazeve serë prej aktivitetit njerëzor” apo “ndryshimet klimatike pritet të ndodhin në të ardhmen” kanë pushtuar median dhe hapësirën publike. Në këtë kuptim, shqetësues është fakti se me zhvillimin e rrjeteve sociale, rreziku i prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit jo shkencor klimatik është rritur.
Mënyra e organizuar e prodhimit dhe shpërndarjes së dezinformimit klimatik kryesisht në rrjetet sociale, si pohojnë studimet që kanë pasur qëllim të analizojnë përmbajtjen klimatike në media, na ka treguar se aksesi dhe shpërndarja në rrjetet sociale e informacionit pseudoshkencor klimatik, përforcon mendimet dhe qëndrimet antishkencore të individëve si dhe formon truallin, më së shumti te ata individë me literaci të ulët klimatike, të përqafojnë pseudoshkencën, deri në besimin e teorive konspirative, që në fundore, ulin nivelin e pjesëmarrjes dhe angazhimit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen.

Në këto kushte, interesi jonë ishte së pari, njohja e perceptimeve, qëndrimeve dhe besimeve rreth 7 miteve që hasen rëndom në media për ndryshimet klimatike dhe aftësinë e individëve për të kuptuar vërtetësinë e pohimeve të parashtruara në pyetësor dhe së dyti, të kuptonim nga e marrin dhe cilat rrjete sociale përdoren për të shpërndarë informacionit klimatik. Për këtë arsye, u zhvillua një pyetësor me 50 studentë të shkencave biologjike në Universitetin e Tiranës gjatë muajit nëntor. Pyetësori përbëhet nga 3 kategori: i) të dhënat demografike, ii) kategoritë e keqinformimit dhe dezinformimit klimatik ose mitet mbizotëruese rreth ndryshimeve klimatike dhe iii) sjellja në rrjetet sociale.

Kategoria II përmban 7 pohime ose mitet që qarkullojnë në media rreth ndryshimeve klimatike. Disa nga këto pohime janë: Ndryshimet klimatike nuk po ndodhin (P1), Shkenca klimatike ose shkencёtarёt e klimёs nuk janё tё besueshёm (P5), Modelet ose simulimet kompjuterike tё realizuara prej shkencёtarёve tё klimёs nuk janё tё besueshme (P6), Shumica e shkencёtarёve nuk bien dakort qё ngrohja globale po ndodh (P7) etj. Këto pohime ne i klasifikuam në tre nivele: e pavërtetë, e vërtetë dhe gjysëm e vërtetë. Më poshtë jepet grafiku ku paraqiten rezultatet për 50 të anketuar, studentë të shkencave biologjike, në nivelin Bachelor dhe Master.

Grafik 1. Klasifikimi në tre nivele i pohimeve që lidhen me ngrohjen globale, ndryshimet klimatike dhe besimin te shkenca dhe shkencëtarët (në përqindje).

Si vihet re, për Pohimin 1 (Ndryshimet klimatike nuk po ndodhin) 80% e studentetëve e cilësojnë të pavërtetë dhe vetëm 16% e tyre e cilësojnë të vërtetë. Gjithashtu, në mënyrë dërrmuese, të pavërtetë cilësohen Pohimi 3 (Gazet serё si pasojё e aktivitetit njerёzor nuk janё pёrgjegjёse pёr ngrohjen globale) dhe Pohimi 4 (Pasojat e ngrohjes globale nuk rrezikojnё Jetёn nё Tokё) me përkatësisht, 90% dhe 94%.

E megjithatë, dy ndër pohimet të cilësuar prej studentëve pothuaj në mënyrë të barazvlefshme “i pavërtetë” dhe “gjysëm i vërtetë” janë pohimet 6 dhe 7, që lidhen me besimin te shkenca dhe shkencëtarët, mungesën e presupozuar të konsensusit mes tyre rreth ngrohjes globale. Nga ana tjetër, në lidhje me mënyrat e marrjes dhe shpërndarjen e informacionit klimatik në rrjetet sociale, na rezultoi se shumica e të anketuarve përdorin më së shumti tre rrjete sociale, nga ata të cilësuar më poshtë: YouTube, Instagram dhe Facebook.

Grafik 2. Rrjetet sociale e përdorura për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit klimatik

Sipas të dhënave, numri më i madh i përdoruesve në Shqipëri të Facebook, rreth 980 000 janë të moshës 18 – 34 vjeç. Ky fakt pasqyrohet dhe tek rezultatet tona, por bie në sy, se dhe media të tjera si YouTube, Instagram dhe TikTok, shërbejnë si burim dhe përmes të cilave shpërndahet informacioni klimatik. Duke pasur parasysh moshën e re të të anketuarëve tanë (i përkasin Gjeneratës Z), është e kuptueshme se mënyra më e shpejtë për të marrë dhe shpërndarë informacion klimatik mbeten kryesisht këto rrjete sociale.

  • Këto rezultate, na bëjnë të dalim në disa përfundime. Së pari, të anketuarit kanë dijeni të konsiderueshme për faktet mbi ngrohjen globale dhe pasojat e tyre por shfaqin një lloj mosbesimi tek shkenca dhe shkencëtarët. Kjo na bën të mendojmë se miti i rremë se nuk ekziston dakortësi mes shkencëtarëve për ndodhjen e ndryshimeve klimatike është ende mbizotërues.
  • Së dyti, njohja e fakteve lidhet ngushtësisht me shkallën e konsiderueshme të literacisë klimatike që kanë studentët e shkencave biologjike, dhe që ka ndihmuar në perceptimet dhe mendimet e drejta të tyre.
  • Së treti, përdorimi i rrjeteve sociale, marrja dhe shpërndarja e informacionit klimatik, nuk mund të jenë burimi i vetëm dhe gjasat janë, që njohja adekuate shkencore, i bën ata të shpërndajnë informacion të saktë klimatik, megjithë përmbajtjen jo shkencore, që mbizotëron në rrjetet sociale, sipas studimeve të shumta.
  • Dhe së fundi, përforcimi i literacisë shkencore sëbashku me edukimin për median dhe informacionin, në rastin kur ky pyetësor do të zhvillohet te studentë me drejtim jo biologjik, mbeten mënyrat më të mira për tu përballur me dezinformimin dhe keqinformimin klimatik. Në të ardhmen, njohja e shkallës së literacisë klimatike dhe asaj mediatike ndër studentët dhe më gjerë, do të na mundësojnë formimin e një tabloje më të plotë dhe dobiprurëse, në funksion të zhvillimit të dy tipeve të literacisë, të ndërlidhura ngushtë me njëra tjetrën.

Ky material është realizuar si pjesë e projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm” të mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Presidenti Trump nënshkroi të hënën urdhrin ekzekutiv për tërheqjen e ShBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke rrezikuar përpjekjet...

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Në vitin 2024, Shqipëria u përfshi për herë të parë në Raportin e Komisionit për Shtetin e së Drejtës, ku...

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Përmes këtij projekt-akti forcohen masat administrative në legjislacion, e përkthyer kjo si rritje e vlerës së gjobave me 30% me...

Postimi pasardhes

Çfarë është drejtësia klimatike?

Buletini mujor: Janar 2024

Buletini mujor: Janar 2024

Ndryshimet klimatike, shqetësim për rezervat ujore globale

Ndryshimet klimatike, shqetësim për rezervat ujore globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al