Prej rreth tre dekadash tashmë, shkencëtarët i njohin mirё rreziqet qё pasojnë ndryshimet klimatike nё ekosistemet natyrore dhe shoqërinë njerëzore. E kundërta ndodh me publikun, i cili pёr shkak tё mungesës sё informacionit, ndonjёherё shfaqet mosbesues.
Pёr rrjedhojë, publiku, nuk i percepton kёto ndryshime si rrezik pёr jetën, tё tilla qё tё adresohen nё nivelet e larta tё qeverisjes.
P.sh nё fushatat aktuale zgjedhore, ndryshimet klimatike nuk janё pjesё e programeve politike tё partive kryesore, megjithëse pasojat e krizës klimatike nё Shqipëri, pritet tё jenё tё konsiderueshme, referuar raporteve tё ndryshme.
Kjo ndërsa edukimi pёr klimën, si pjesë e integruar e edukimit mjedisor, realizohet prej kohësh nё shkolla dhe mjedise tё tjera tё ngjashme formale e joformale, siç janë muzetë apo organizatat mjedisore lokale. Mjaft shpesh harrojmë tё marrim nё konsideratë edhe median, e cila ka ndikim po aq tё madh dhe luan njё rol thelbësor nё ndërgjegjësimin e publikut, veçanërisht tё rinjve, pёr klimën. Sa mё sipër shtron nevojën e forcimit tё marrëdhënies “informacion-media-publik”.
Njё nga mënyrat ёshtё fuqizimi pёrmbajtёsor i gazetarëve mjedisorё, tё cilët, bazuar nё dije shkencore dhe duke përdorur njё gjuhё tё kuptueshme, tё mund tё trajtojnë, pasojat e ndryshimeve klimatike nё Shqipëri.
Informimi mbi ndryshimet klimatike, përmes gazetarëve tё mjedisit, do tё ndihmonte publikun tё kuptonte mё mirё krizën klimatike dhe do ta imunizonte ndaj mendimit anti-shkencor.
Njё tjetër mënyrë, ёshtё edukimi i publikut me median dhe informacionin. Kjo pasi edukimi pёr klimën, nuk mund tё realizohet në mungesë të njohurive për median dhe informacionin. Disponimi i njohjes dhe vetëdijes mbi mёnyrёn si funksionojnë mjetet e komunikimit masiv dhe çfarë ndikimi kanë, ndihmon nё shkallën e tё kuptuarit ndaj përmbajtjes mediatike qё lidhet me klimën, e cila ёshtё pjesë e rëndësishme e pёrditshmёrisё.
Me hovin qё kanë marrё mediat sociale, keqinterpretimi i informacioneve, lidhur me ndryshimet klimatike ka pësuar rritje eksponenciale, gjё e cila bie ndesh me faktet shkencore qё provojnë ekzistencën e tyre. Mosnjohja e ndikimit që krijojnë ndryshimet klimatike bёhet pёr pasojё mjaft shqetësuese, veçanërisht nёse njerëzit nxiten t’i mohojnë këto tё fundit.
Njё nga dëmet e keqinformimit, ёshtё gjithashtu privimi i efekteve pozitive qё krijon informacioni i saktё.
Duhet thënë se, “kjo makineri e dezinformimit pёr klimёn, shfrytëzohet nga interesat e korporatave tё mëdha tё industrisë sё nxjerrjes dhe përpunimit tё gazit dhe naftës, tё cilat shpërndajnë informacion tё rremё, i cili gjen bujtës median dhe përcillet mё pas tek publiku i gjerё, qё nuk ka njohjen pёr tё refuzuar lajmin e rremё.”
Shpërndarja e informacioneve tё rreme ndodh nё kushtet kur pjesё e kёtyre rrjeteve janё grupe qё ndajnё interesa dhe besime tё ngjashme, tё cilat krijojnë njё kulturё virtuale tё shtrembërimit tё njohurive dhe keqinformimit.
Krijimi i këtij anti-poli tё rremё, ndihmohet edhe nga veprimi i algoritmeve nё rrjetet sociale, tё cilat bëjnë njё përzgjedhje tё informacionit qё bazohet tek “e shkuara” jonё online. Kjo pёr shkak se përzgjedhja e informacionit qё na ofrohet përputhet me besimet dhe qëndrimet tona rreth çështjesh tё caktuara, qё nё rastin tonё janё ndryshimet klimatike.
Pёr ta pёrmbyllur, pёrhapja e kulturёs sё dyshimit, pёr shkak tё mungesёs sё edukimit mbi median dhe informimin, mund tё ndikojë nё krijimin e njё publiku mosbesues, qё e ka tё vёshtirё tё kuptojё ndikimin real tё ndryshimeve klimatike nё jetёn e tij./ Instituti Shqiptar i Medias.
Autor: Dr. Ani Bajrami