E diel, 2 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në Komunën e Bushatit, Shkodër

25 Gusht, 2021
në Emergjenca klimatike
A A
0
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në Komunën e Bushatit, Shkodër

Klima është një element shumë i rëndësishëm i mjedisit, e cila së fundi është karakterizuar nga disa ndryshime. Pasojat e këtyre ndryshimeve tashmë kanë filluar të ndikojnë negativisht në shumë vende të botës, si edhe në Shqipëri.

Në vendin tonë, gjatë viteve të fundit, janë vërejtur situata ekstreme të motit, si përmbytjet, zjarret në pyje, por edhe një rritje e thatësirave, duke krijuar shumë probleme për jetën dhe ekonomitë e fermerëve e jo vetëm.

Komuna e Bushatit në Shkodër, është një nga vendet më të prekura ngapasojat e ndryshimeve klimatike. Vitet e fundit banorët e kësaj njësie administrative, kanë përjetuar përmbytje të herëpashershme, ngjarje të cilat u bënë zanafilla për studime të ndryshme.

Studimi më i fundit, i cili i përket vitit 2020, kishte si objektiv kryesor të tregonte se si kanë ndryshuar reshjet gjatë një periudhë 89 vjeçare nga viti 1931-2019.

Kërkimi u bazua, në të dhënat e stacionit meteorologjik të Bushatit, ndërsa përpunimi dhe analizimi i tyre, u realizua duke aplikuar të gjitha kriteret e nevojshme, në përputhje me standardet e OBM (Organizata Botërore Meteorologjike).

Rezultatet e përftuara, treguan se një rënie në sasinë totale të reshjeve vjetore, sjell një rritje të thatësirave, të kategorizuara “shumë të rënda” dhe “ekstreme”.

Gjithashtu, gjatë periudhës 1931-2018 (nga viti në vit), u vërejt një tendencë në zbritje në sasinë e reshjeve me 9-11%. Ndërsa në disa raste, brenda të njëjtit muaj u vërejtën ndryshime të tilla si, rritje në sasinë e reshjeve dhe rritje të thatësirave. Muaji Prill, rezultoi të ishte muaji i cili karakterizohet më së shumti nga ndryshime jo të zakonshme. Vërtetuar kjo, me Prillin e 2018-ës, muaji gjatë të cilit u shënua vlera më e ulët e sasisë së reshjeve mujore, për periudhën nga viti 1931 deri në vitin 2019, me vetëm 14.3 mm reshje.

Në fund autorët theksojnë akoma më tepër, se ngjarjet ekstreme po rriten çdo ditë e më shumë në Bushat e jo vetëm. Reshjet e deborës janë më të pakta se vlerat normale, ndërkohë që po rriten thatësirat dhe përmbytjet, duke lënë pasoja të pakthyeshme në vend.

Autor: Prof. Dr. Petrit Zorba

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Siguria energjitike kombëtare por dhe individuale përmirësohet dhe garantohet në se paraprihet dhe mbështetet nga një legjislacion, që ndjek ecurinë...

Varfëria energjitike si një ndër shkaktarët e vdekjeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Varfëria energjitike si një ndër shkaktarët e vdekjeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Sipas DOOR dhe EIHP, të paktën 37% e shqiptarëve vuajnë nga varfëria energjitike, ndërkohë që kjo përqindje në vendet e...

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

Viti 2020 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë, pasi Korporata Elektroenergjetike Shqiptare përgjysmoi prodhimin si pasojë e thatësirës. Diferencat...

Postimi pasardhes
“Dita e Deficitit Ekologjik të Tokës – 29 korrik 2021

"Dita e Deficitit Ekologjik të Tokës - 29 korrik 2021

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në peshkun Kocë dhe Levrek në ujërat shqiptare

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në peshkun Kocë dhe Levrek në ujërat shqiptare

Përmbytjet në Evropën Perëndimore, pasojë e ndryshimeve klimatike

Përmbytjet në Evropën Perëndimore, pasojë e ndryshimeve klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al