Ndërsa valët e të nxehtit bëhen gjithnjë e më të zakonshme, komunitetet duhet të përgatiten, madje të përgatiten edhe për të dështuar.
Ndërsa Anglia, Spanja dhe pjesë të mëdha të SHBA-së po përjetojnë temperatura të larta rekord, ka ardhur koha që valët e të nxehtit të mos i konsiderojmë më si probleme të përkohshme. Ndërsa klima ngrohet, valët e të nxehtit janë bërë më të gjata, më të shpeshta dhe më vdekjeprurëse, duke vrarë mijëra njerëz në skenarin e tyre më të keq. Me paralajmërimet se njerëzit nuk janë të sigurt në shtëpi pa sisteme ftohëse, ose se binarët e trenit do të dëmtohen dhe sistemet e energjisë dhe ujit do të komprometohen, ne duhet të shqyrtojmë se sa të mirë-përgatitura janë këto sisteme për kushtet e reja në infrastrukturat tona apo sistemet e ndërtuara për shërbime të ndryshme si lëvizshmëria, energjia, uji dhe aksesi në hapësirën e ftohur.
Ka shumë evidenca që tregojnë se sistemet nuk janë të përgatitura për të përballuar këto ndryshime në klimë dhe aq më pak aftësitë tona për të përshtatur infrastrukturën në shkallë të gjerë. Zhvillimi i aftësive të duhura për të bërë ndërhyrjet e duhura, mbetet shumë mbapa në krahasim me shpejtësinë e ndryshimit të klimës. Dëmet janë të pashmangshme dhe duhet të tregohemi të zgjuar në mënyrën se si përgatitemi për to.
Ndërsa ekstremet mjedisore përkeqësohen, ne duhet të përballemi me realitetin se infrastrukturat tona janë projektuar në bazë të kushteve të kaluara të mjedisit që fatkeqësisht nuk ekzistojnë më.
Me një pasiguri të madhe për klimën në të ardhmen, si mund ta përballojmë këtë sfidë?
A mundet mënyrat me të cilat ne kemi projektuar infrastrukturat gjatë shekullit të kaluar të na furnizojnë me energjinë e nevojshme për ngrohjen apo ftohjen e banesave dhe burimet ujore të jenë të rrjedhshme për një kohë të gjatë?
Projektuesit dhe inxhinierët e projektojnë infrastrukturën në mënyrë që të përballojë presionet që vijnë nga uji, i ftohti, era, zjarri dhe nxehtësia.
Por, sa presion duhet të jetë në gjendje të përballojë një sistem i caktuar? Si shoqëri ne përgjithësisht kemi kodifikuar se sa rrezik jemi të gatshëm të përballojmë kur bëhet fjalë për rreziqet mjedisore. Kur dëgjon për një ngjarje 100-vjeçare, një inxhinier ka projektuar për një shans 1% në vit për këtë ngjarje, kundrejt një shansi prej 10% për një ngjarje 10-vjeçare. Projektimi përtej këtij minimumi mund të jetë shumë më i shtrenjtë, por tani shumica e standardeve për rreziqet klimatike janë ende të bazuara në të dhënat historike, të kushteve të kaluara klimatike që me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e më të vjetra.
Dëmtimet në infrastrukturë mund të jenë të formave të ndryshme. Është e lehtë të parashikosh një shkatërrim katastrofik të infrastrukturës si, për shembull, një rrugë të përmbytur ose një lagje/tokë të djegur nga zjarri. Edhe pse është e rëndësishme të planifikosh dhe të zbutësh këto dëme katastrofike, nxehtësia mund të ketë një sërë efektesh akomë edhe më delikate. Në përgjithësi, ndërsa temperaturat rriten, dëmet në infrastrukturë rriten. Rrugë të prishura dhe të çara; dëmtime të linjave të transmetimit të energjisë, duke rrezikuar krijimin e zjarreve nga qarqet e shkurtra apo edhe nga kontakti me pemët; sistemi i kodicionimit në ndërtesa; qëndrueshmëria e tubave të ujit është zvogëluar; dhe prodhimi i energjisë shtyhet në kufirin e tij pasi kërkesa për AC do të rritet shumë, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme gjatë nxehtësisë ekstreme të verës, kur familjet kanë nevojë për energji elektrike.
Për rrjedhojë, shumë probleme të vogla, mund të tranformohen shumë shpejt në probleme të reja dhe më të mëdha. Ndërkohë që dëmet e vogla si prsh.: dëmtimi i ndonjë pjese në hekurudhë ose një shpërthimi i një tubacioni të ujrave janë të administrueshme, problematikat që ndodhin në mbarë qytetin apo shtetin si pasojë e ndryshimeve klimatike janë përtej asaj që mund të përballojmë.
Ne nuk kemi një tregues të qartë se si, kur ose nëse, do të reduktohen shkarkimet globale të gazeve serë. Pra, cilat mund të jenë rrugët që ne duhet të ndjekim për të shmangur ditët e nxehta dhe periudhat e gjata të valëve të të nxehtit, stuhitë e mëdha dhe të fuqishme dhe çfarëdo që natyra do të na sjellë, kur ne jemi të pasigurt për ecurinë e ndryshimeve klimatike? Kombinimi i kësaj pasigurie me burimet e kufizuara në dispozicion për rinovimin, ridizenjimin apo edhe zëvendësimin e infrastrukturës ekzistuese, si dhe lëvizjet e vazhdueshme politike rreth klimës, do të thotë se dëmet janë të pashmangshme. Ne duhet të projektojmë apo dizenjojmë, menaxhimin e infrastrukturës së dëmtuar. Për shekuj me radhë, projektimi i infrastrukturës është i përqendruar në mënyrën e të menduarit të sigurt, domethënë, ne projektojmë për ekstreme të veçanta mjedisore dhe nëse pritet një dështim përtej pritshmërive dhe me pasoja (p.sh., vdekja, ndërprerja ekonomike), ato klasifikohen si “akte të zotit”. Me rritjen e intensitetit dhe kohëzgjatjes së rreziqeve klimatike, pasojat do të bëhen më të shpeshta dhe aq të rëndësishme saqë nuk do të mund të injorohen.
Pra, le të projektojmë duke pasur parasysh edhe dështimin. Në këtë mënyrë ne do të hapim mundësi të reja projektimi që lejojnë infrastrukturën të dështojë shumë pak, ndërkohë që nga ana tjetër zbutim pasojat e rënda në popullsi (në vdekje) dhe në ekonomi. Dizajni “i sigurt për të dështuar” është balancimi i komunitetit, mjedisit dhe aftësive infrastrukturore drejt “një dështimi më të lehtë”.
Ne po shohim tashmë suksesin e sistemeve “i sigurt për të dështuar”. Në Holandë, projekti “Room for the River“ vendosi të mos ndërtojë argjinatura të shtrenjta për parandalimin e përmbytjeve, por në vend të kësaj ata “ia kthyen tokën” lumenjëve, duke pranuar dhe planifikuar për një të ardhme me përmbytje. Fermerët u lejuan të mbillnin në tokë të prirura për t’u përmbytur dhe të rimbursoheshin për të korrat e tyre (në rast së ndodhjes së përmbytjes), kostoja e të cilës është më e ulët se sa ndërtimi i agjinaturave të reja.
Kjo praktikë mund të zbatohet edhe për valët e të nxehtit. Në vend që të përpiqemi të rinovojmë të gjitha ndërtesat me AC, ne mund të përqendrohemi në disa qendra strategjike komunitare për t’u ofruar më shumë njerëzve një vend të freskët duke kursyer në këtë mënyrë edhe energjinë elektrike. Ne mund të planifikojmë që të përdorim mikrorrjetet, si energji rezervë për shërbimet kritike.
Mënyra se si i projektojmë lagjet tona për të përballuar valët e të nxehtit, gjithashtu ka rëndësi: Dendësia mund të zvogëlojë temperaturën gjatë ditës dhe në lagjet me reliev të ulët, mund të mbjellim dhe rritim pemë vendase.
Përveç planifikimit “të sigurt për dështim”, më poshtë janë disa mënyra për t’iu qasur dizajnit të infrastrukturës përballë përkeqësimit të ndryshimeve klimatike:
1. Përshtat dhe zbut. Le të mos krijojmë një pikë përshpejtuese dhe gjithnjë e më të pasigurt në lëvizje. Ka një mundësi për të përshtatur shërbimet tona kritike, duke reduktuar gjithashtu shkarkimet e gazeve serrë. Nëse është e nevojshme të rritet aksesi me AC, atëherë le të sigurohemi që ta bëjmë këtë me energji të ripërtëritshme dhe teknologji eficiente. Nëse do të modernizojmë rrugët tona kundër nxehtësisë dhe rreziqeve të tjera, le të sigurohemi që ta bëjmë këtë për automjetet autonome dhe elektrike, duke reduktuar parkimin dhe vendosjen e mbushjes së EV që është rezistente ndaj rreziqeve.
2. Asete të sigurta për klimën në të ardhmen. Nëse jemi duke projektuar dhe përshtatur infrastrukturën për ngrohjen e sotme, atëherë deri në kohën kur sistemet hyjnë në përdorim, ato tashmë do të jenë të vjetruara. Në vend të kësaj, kodet dhe rregullat duhet të përtërihen për të llogaritur ndryshimin e klimës dhe pasigurinë e saj. Organet drejtuese duke përfshirë shoqëritë profesionale dhe agjencitë publike duhet të japin udhëzime se si t’i marrin vendimet e projektimit me pasiguri të thellë. Për shembull, Shoqata Amerikane e Inxhinierëve Civilë kohët e fundit nxori një manual për projektimin e ndryshimeve klimatike. Por pranoni se kufizimet e burimeve dhe koha, e pengojnë atë si një strategji e vetme.
3. Prioriteti i investimit në sistemet më tëprekura dhe kritike. Edhe në qoftë se do të kishte blerje të plotë mbi klimën dhe një nxitje për të reaguar dhe shpëtuar jetë të kërcënuara nga dëmet në infrastrukturë, ne thjesht nuk do të jemi në gjendje të zëvendësojmë apo përmirësojmë të gjithë infrastrukturën aq shpejt sa duhet. Ne kemi nevojë për investime që synojnë dhe që kanë përparësi jo vetëm pasuritë më të prekura/vulnerabël, por gjithashtu më kritike. Dy rrugë të ndryshme mund të jenë po aq vulnerabël ndaj valëve të të nxehtit, por nëse njëra është rruga kryesore për në një qytet, apo rruga për në një stacion zjarrfikës apo spital, atëherë ajo duhet të jetë e para në radhë për t’u përmirësuar.
4. Dizajn për zbutjen e të nxehtit. Çdo vendim për të modernizuar infrastrukturën dhe për të përballuar sa më mirë ngrohjen globale, duhet gjithashtu të kontribuojë edhe në reduktimin e nxehtësisë në mjediset urbane. Shumë shpesh projektimi i infrastrukturës drejtohet nga objektivat e performancës së trashëgimisë që nuk përfshijnë kompleksitetin e një mjedisi në ndryshim. Realiteti i sotëm i ndryshimit të klimës bën të nevojshme objektiva të reja të performancës që lejojnë infrastrukturën jo vetëm të reduktojë përkeqësimin e kushteve mjedisore, por më e rëndësishmja, t’ju japë të gjithë njerëzve dhe mjedisit një mundësi për të lulëzuar.
Infrastrukturat janë ndërmjetësit midis shoqërisë sonë dhe mjedisit dhe mënyra se si ne zgjedhim të projektojmë dhe përdorim shërbimet e tyre mund të ndikojë si tek njerëzit, ashtu edhe në vendin ku ata jetojnë. Për shumë kohë, ne kemi pranuar se është në rregull që infrastrukturat të operojnë me dizajne dhe qëllime të rrënjosura në një epokë të shkuar, duke vënë komunitetet në rrezik ndërsa klima ku jetojmë lëviz në një territor të pashkelur. Jo vetëm që është koha për një ndërhyrje, por madje nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ndërhyjmë. Dhe ndërsa e drejtojmë infrastrukturën në drejtime të reja, duhet të sigurohemi që qëllimet e reja që vendosim, t’i lejojnë njerëzit, mjediset natyrore dhe ekonomitë të lulëzojnë në të ardhmen tonë të ndikuar nga klima. / Scientific American