Monday, June 30, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ngrohja e klimës, kërcënimi i heshtur me të cilin përballet bujqësia shqiptare

30/07/2024
në Emergjenca klimatike
A A
0
Ngrohja e klimës, kërcënimi i heshtur me të cilin përballet bujqësia shqiptare

Edhe pse roli i Shqipërisë në ndryshimet klimatike globale është i papërfillshëm, ajo mbetet një nga vendet më të ekspozuara ndaj efekteve të tyre në rajon. Sektori i bujqësisë është më i prekuri nga këto ndikime. Për pasojë, rrezikohet konkurrenca e këtij sektori, si dhe përputhshmëria e tij me standardet e sigurisë dhe ato të cilësisë ushqimore. Shqetësimi më i theksuar mbetet për produktet e eksportit, veçanërisht, për sa u përket bimëve mjekësore dhe aromatike, duke qenë se tregjet ndërkombëtare shpesh kërkojnë standarde shumë të larta.

Vlen të përmendet se sektori bujqësor në vendin tonë, krahas të qenit njëri prej më të prekurve nga ndryshimet klimatike, është dhe një prej kontribuesve kryesorë në shkarkime dhe ndotje mjedisore. Për këtë arsye, zvogëlimi i ndikimit negativ të bujqësisë në klimë dhe respektimi i standardeve mjedisore, mbeten thelbësore. Gjatë dhjetë viteve të fundit, vërehet një rritje e ndjeshme e fenomeneve ekstreme të motit. Ekspertët dhe fermerët raportojnë më shumë përmbytje, raste më të shpeshta breshëri dhe periudha më të gjata thatësire.

Efektet e dukshme të ndryshimeve klimatike përfshijnë tharjen e pjesëve të bimëve për shkak të temperaturave ekstreme, si dhe lëkundjet e forta të temperaturës që ndikojnë negativisht në cilësinë dhe rendimentin e kulturave bujqësore. Fenomene të tjera të vërejtura përfshijnë lulëzimin e parakohshëm, përhapjen e sëmundjeve, dëmtime fizike nga reshjet e mëdha dhe ndryshime në sezonin e korrjes, të cilat po ndikojnë negativisht në aktivitetet bujqësore në vend.

Fermerët po përballen me vështirësi në arritjen e rendimenteve të pritshme dhe në përmbushjen e standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Ndikimet e ndryshimeve klimatike janë veçanërisht të rënda për fermerët e vegjël, të cilët përbëjnë mbi 80% të fermave në Shqipëri. Këta fermerë kanë kapacitete dhe burime të kufizuara për t’u përballur me sfidat e reja, duke pasur nevojë për më shumë informacion dhe këshilla.

Kjo thekson rëndësinë e shërbimeve këshillimore bujqësore, si publike ashtu edhe private, si dhe të ekspertëve të fushës. Ndryshimet klimatike priten të kërcënojnë ndjeshëm konkurrencën e produkteve tona në tregjet globale, duke qënë se rendimenti i prodhimit bujqësor po ndikohet rëndë nga kushtet ekstreme të motit, thatësirat e zgjatura dhe rritja e temperaturave.

Ulliri, vreshtat dhe bimët mjekësore dhe aromatike

Këto ndryshime kanë pasur gjithashtu ndikim negativ, si në rendimentin, ashtu edhe në cilësinë e ullinjve dhe vajit të ullirit, në vreshta dhe prodhimin e verës, produkte këto për të cilat cilësia është thelbësore. Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në ciklin e rritjes së ullinjve, duke prekur si sasinë, ashtu edhe cilësinë e prodhimit. Duke qenë se shumica e ullinjve përdoren për përpunim, cilësia e frutit të papërpunuar ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e vajit të ullirit të prodhuar.

Reshjet e dendura ose breshëri gjatë periudhës së lulëzimit mund të ndikojnë negativisht në rendiment dhe të shkaktojnë sëmundje. Megjithatë, problemi kryesor mbetet thatësira, pasi shumica e ullinjve janë mbjellë në zona kodrinore, ku mundësitë për vaditje janë më të kufizuara. Kjo situatë e bën kultivimin e ullinjve veçanërisht të cenueshëm ndaj periudhave të zgjatura pa reshje shiu. Nga ana tjetër, rritja e temperaturave mesatare ka pasur ndikim të konsiderueshëm në dy aspekte kryesore: rritjen e incidencës së faktorëve dëmtues dhe përshtatshmërinë e varieteteve.

Këto ndryshime po krijojnë sfida komplekse për industrinë e ullirit, duke kërkuar strategji të integruara për menaxhimin e faktorëve dëmtues, përzgjedhjen e varieteteve të përshtatshme dhe përmirësimin e praktikave të kultivimit. Përshtatja ndaj këtyre kushteve të reja është thelbësore për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe produktivitetin e sektorit të ullirit në të ardhmen. Shumëllojshmëria gjenetike e ullirit luan një rol vendimtar në përballimin e sfidave klimatike.

Varietetet e vjetra, tradicionale priren të tregojnë rezistencë më të mirë ndaj sfidave të lidhura me motin, krahasuar me disa varietete të reja të importuara. Varietetet autoktone të ullirit, si për shembull Kalinjoti, të cilat janë më të vjetra, tregojnë qëndrueshmëri më të mirë ndaj ndryshimeve klimatike krahasuar me disa varietete me origjinë të huaj, të futura së fundmi.

Ndryshimet klimatike kanë ndikuar negativisht në sektorin e vreshtarisë dhe verërave, të cilat përbëjnë produktet kryesore të eksportit. Vreshtat preken rëndë nga shirat e dendur ose breshëri gjatë lulëzimit, çka ndikon në uljen e ndjeshme të rendimentit dhe ka kontribuuar në intensifikimin e sëmundjeve të ndryshme kohët e fundit.

Reshjet e shpeshta detyrojnë fermerët të aplikojnë më shumë spërkatje me pesticide, çka rrit kostot dhe shqetësimet për sigurinë ushqimore për shkak të mbetjeve më të larta. Gjithashtu, kjo e ul cilësinë e përgjithshme të rrushit dhe verës. Për më tepër, ndryshimet klimatike po ndikojnë në kalendarin e pjekjes dhe vjeljes së rrushit, duke rrezikuar cilësinë e verës. Këto sfida kërkojnë adaptim të shpejtë të praktikave të kultivimit dhe prodhimit për të ruajtur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e industrisë së verës.

“Këto standarde janë veçanërisht të rëndësishme pasi ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në përbërjen kimike dhe vetitë mjekësore të bimëve”

Thotë: Prof. Asoc. Dr. Edvin ZHLLIMA, profesor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Rritja e parashikuar e fenomeneve ekstreme klimatike ka gjasa të ketë një ndikim të mëtejshëm negativ në prodhimin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Temperaturat më të ngrohta dhe ndryshimet në nivelet e lagështisë po krijojnë kushte më të favorshme për dëmtuesit dhe sëmundjet e bimëve, duke rritur presionin mbi kulturat.

Stresi ujor dhe erozioni i tokës po ndikojnë negativisht në rritjen dhe zhvillimin e bimëve në fusha të hapura, duke çuar në ulje të cilësisë dhe rendimentit. Për më tepër, temperaturat e larta dhe rënia e reshjeve në disa zona, së bashku me reshjet e dendura dhe përmbytjet në zona dhe periudha të tjera të vitit, po shkaktojnë probleme të ndryshme, si p.sh., në përbërjen e tokës, çekuilibër në ndërveprimin midis kulturave dhe barërave të këqija, si dhe rritje të presionit nga dëmtuesit dhe sëmundjet.

Këto ndryshime po sfidojnë praktikat tradicionale të kultivimit dhe po kërkojnë adaptim të shpejtë nga ana e fermerëve. Është e nevojshme të zhvillohen strategji të integruara për menaxhimin e tokës, ujit dhe kontrollin e dëmtuesve për të ruajtur produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e kulturave bujqësore përballë këtyre sfidave klimatike.

Burimi:

Prof. Asoc. Dr. Edvin ZHLLIMA profesor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

https://hub.unido.org/sites/default/files/publications/Climate%20Change%20Report_FINAL_WEB_compressed.pdf

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Sipas një raporti të fundit të publikuar në qershor 2025 nga organizatat ndërkombëtare "Climate Central", "World Weather Attribution" dhe "Red...

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Postimi pasardhes
Buletini mujor: Korrik 2024

Buletini mujor: Korrik 2024

Efektet e ndryshimeve klimatike në infrastrukturë

Efektet e ndryshimeve klimatike në infrastrukturë

Zjarri në landfillin e Vlorës dhe ndikimi në temperaturat e ajrit

Zjarri në landfillin e Vlorës dhe ndikimi në temperaturat e ajrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al