Sunday, June 1, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Përmbytjet në Evropën Perëndimore, pasojë e ndryshimeve klimatike

25/08/2021
në Emergjenca klimatike, Të reja
A A
0
Përmbytjet në Evropën Perëndimore, pasojë e ndryshimeve klimatike

Raporti i 6-të i vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC) (IPCC, 2021) pohon se reshjet ekstreme e si rrjedhojë përmbytjet kanë pësuar një rritje në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

Dukuri të tilla do të vazhdojnë të rriten akoma më tepër, në rast se ngrohja globale arrin në 2 °C, që pritet të ndodhë nga mesi i shekullit, në rast se reduktimi i shkarkimeve të gazeve serrë nuk ndodh shpejt, theksohet në raport.

Ngjarjet më të fundit, ku reshjet ekstreme të shiut në Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe vendet fqinje gjatë periudhës 12 deri më 15 korrik 2021, çuan në përmbytje të rënda, tregojnë qartë ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Përmbytjet rezultuan në të paktën 184 viktima në Gjermani dhe 38 në Belgjikë dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, duke përfshirë shtëpi, autostrada, linja hekurudhore, ura dhe biznese të ndryshme. Zonat më të prekura ishin ato rreth lumenjve Ahr, Erft dhe Meuse.

Së fundi, disa shkencëtarë nga Gjermania, Belgjika, Hollanda, Zvicra, Franca, Luksemburgu, SHBA dhe MB, bashkëpunuan për të vlerësuar se deri në ç’masë ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ndryshoi kushtet dhe intensitetin e reshjeve të mëdha që shkaktuan përmbytje.
Me anë të përdorimit të metodave të vëzhgimit, 39 studiuesit, analizuan se si ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu ndikuan në rajon.

Rezulatet e përftuara treguan se:

  1. Përmbytjet u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut gjatë një periudhe 2 ditore, klima e lagësht e ditëve përpara ngjarjes dhe faktorë lokalë hidrologjikë.
  2. Sasia e reshjeve të vërejtura në Ahr/Erft dhe në pjesën belge të ujëmbledhësit Meuse, thyen rekordet e reshjeve të vëzhguara përgjatë historisë.
  3. Studimi tregoi, se në klimën e tanishme, për një vend të caktuar brenda këtij rajoni, mund të presim mesatarisht një ngjarje të tillë çdo 400 vjet apo më shpesh, brenda rajonit më të madh të Evropës Perëndimore.
  4. Ndryshimi i klimës rriti intensitetin e reshjeve maksimale ditore në sezonin e verës në këtë rajon me rreth 3 – 19% krahasuar me një klimë globale, 1.2 °C më të freskët se sot. Rritja është e ngjashme edhe për veprimtarinë 2-ditore
  5. Mundësia që një ngjarje e tillë të ndodhë sot krahasuar me një klimë 1.2 °C më të freskët është rritur me një faktor midis 1.2 dhe 9. Përsëri e ngjashme dhe për veprimtarinë 2-ditore etj.

Studiuesit në fund theksojnë se, kjo ngjarje tregon qartë se si shoqëritë nuk janë “elastike” ndaj ngjarjeve ekstreme të motit aktual. Ne duhet të zvogëlojmë shkarkimet e gazeve serë sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe të përmirësojmë sistemet e paralajmërimit dhe menaxhimit të urgjencës. Duhet ta bëjmë infrastrukturën tonë “elastike ndaj klimës”. Në këtë mënyrë, zvogëlohet numri i viktimave dhe kostot, duke i bërë shoqëritë e ndryshme, më të aftë të përballojnë këto përmbytje ekstreme.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Rritet me 55% përdorimi i automjeteve elektrike në tremujorin e parë të 2025-ës

Rritet me 55% përdorimi i automjeteve elektrike në tremujorin e parë të 2025-ës

Në një kohë kur efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më problematike dhe ndotja e ajrit po kthehet...

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

Rreziku i kreditit, një nga shtyllat kryesore të stabilitetit financiar, po ndikohet gjithnjë e më shpesh nga fenomene të tilla...

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

Postimi pasardhes
Politikat për ndryshimet klimatike në vendet e Ballkanit Perëndimor

Politikat për ndryshimet klimatike në vendet e Ballkanit Perëndimor

Efektet e ndryshimeve klimatike në zhvillimin e bujqësisë në rajonin e Lushnjës

Atlasi i të Padukshmes: grafikët ku paraqiten Ndryshimet Klimatike në botë

Atlasi i të Padukshmes: grafikët ku paraqiten Ndryshimet Klimatike në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al