Friday, July 11, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Politikat për ndryshimet klimatike në vendet e Ballkanit Perëndimor

27/08/2021
në Politika
A A
0
Politikat për ndryshimet klimatike në vendet e Ballkanit Perëndimor

Vendet e Ballkanit Perëndimor ashtu si dhe e gjithë bota, po përjetojnë ndryshimet e klimës të shkaktuara nga dora e njeriut në një normë të paprecedentë në historinë e njerëzimit. Pavarësisht përpjekjeve të bëra deri më tani, shkarkimet globale të gazeve serë vazhdojnë të rriten pa kufij. Shkencëtarë dhe studiues kanë dalë në përfundimin se me përqasjen “biznes si zakonisht”, do të arrijmë regjimin e ri të klimës 4°C ose më shumë të ngrohtë, përpara vitit 2100 dhe me pasoja alarmante.

Shqipëria, si dhe vendet e rajonit (Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova) teksa përpiqen për stabilitet individual dhe kolektiv, përballen edhe me sfidat shtesë të sjella nga ndryshimi i klimës. Ne e bëjmë këtë kundrejt ekonomive të dobëta, me buxhete të kufizuara për trajtimin e çështjeve të mbrojtjes së mjedisit, rregullimit apo zbatimit të pamjaftueshëm të mjedisit, pjesëmarrjes së kufizuar publike dhe tensioneve politike.

Disa studiues, vitet e fundit, kanë studiuar kuadrin e tanishëm ligjor dhe institucional mbi ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor. Objektivi kryesor i këtij studimi ishte identifikimi i pengesave kryesore në politikat e ndryshimeve klimatike dhe roli i BE-së në këtë nivel.

Përfundimet treguan, se megjithëse egzistojnë disa sfida që vendet e Ballkanit Perëndimor ende duhet të trajtojnë (të tilla si korrupsioni dhe qeverisja e dobët), procesi i pranimit në BE ka qenë shtytësi kryesor politik i ndryshimeve në rajon.

Shqipëria për shembull, ka filluar të punojë në këtë drejtim, duke identifikuar Strategjitë e Politikave që iniciojnë aktivitetet ndaj ndryshimeve klimatike në planifikimin e zhvillimit kombëtar. Integrimi dhe zbatimi i këtyre strategjive është kritik për të nxitur mjedisin e përshtatshëm e të nevojshëm, për t’u përballur me sfidat e ndryshimit të klimës duke përfshirë sa më shumë aktorë në procesin e hartimit të strategjive dhe kuadrit ligjor të ndryshimeve të klimës. Si dhe, duke mbështetur vazhdimësinë e procesit për të siguruar masa zbutëse/përshtatëse të rreziqeve nga ndryshimet klimatike në Shqipëri.

Gjithashtu, nëpërmjet përdorimit të metodave krahasuese, studiuesit treguan se kapaciteti institucional dhe zbatimi i ligjeve mjedisore janë të lidhura ngushtë me njera-tjetrën dhe se aspektet e qeverisjes kanë një ndikim të fortë në veprimtaritë mjedisore.
Për këtë arsye, rekomandohet që institucionet qeveritare dhe jo vetëm, të hartojnë/zbatojnë një politikë të përbashkët, të mirë koordinuar dhe monitoruar nga afër, e cila do të ndihmojë në adresimin e sfidave kritike të përshtatjes që paraqesin ndryshimet klimatike para Shqipërisë.


ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Objektivi i BE-së: Ulje 90% e shkarkimeve të gazeve serë deri në 2040

Objektivi i BE-së: Ulje 90% e shkarkimeve të gazeve serë deri në 2040

Komisioni Evropian propozoi ndryshimin e Ligjit të BE-së për klimën, duke vendosur një objektiv të ri klimatik për vitin 2040:...

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Presidenti Trump nënshkroi të hënën urdhrin ekzekutiv për tërheqjen e ShBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke rrezikuar përpjekjet...

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Në vitin 2024, Shqipëria u përfshi për herë të parë në Raportin e Komisionit për Shtetin e së Drejtës, ku...

Postimi pasardhes

Efektet e ndryshimeve klimatike në zhvillimin e bujqësisë në rajonin e Lushnjës

Atlasi i të Padukshmes: grafikët ku paraqiten Ndryshimet Klimatike në botë

Atlasi i të Padukshmes: grafikët ku paraqiten Ndryshimet Klimatike në botë

Mbetjet ushqimore në Shqipëri dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

Mbetjet ushqimore në Shqipëri dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al