E shtunë, 1 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mbetjet ushqimore në Shqipëri dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

19 Maj, 2022
në Ekonomia
A A
0
Mbetjet ushqimore në Shqipëri dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

Mbetjet e ushqimeve ose thënë ndryshe humbjet ushqimore janë një çështje shumë serioze, por e cila nuk merr vëmendjen e duhur nga autoritetet përkatëse. Studime dhe raporte të ndryshme tregojnë se 1/3 deri në gjysmën e prodhimit botëror të ushqimit humbet ose shpërdorohet. Kjo dukuri ndodh gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit ushqimor, duke filluar që nga prodhimi bujqësor e deri te konsumi përfundimtar.

Në raportin e fundit të UNEP-it, vlerësohet se rreth 931 milionë ton mbetje ushqimore ishin gjeneruar në vitin 2019, 61% e të cilave ishin nga familjet, 26% nga shërbimi ushqimor dhe 13% nga shitjet me pakicë. Kjo tregon se 17% e prodhimit global ushqimor mund të humbasë (11% në familje, 5% në shërbimin ushqimor dhe 2% në shitjen me pakicë).

Këto humbje globale ushqimore çdo vit gjenerojnë 4.4 Gt (giga tone) CO2-eq (ekuivalent), ose rreth 8% të totalit të shkarkimeve të gazeve serë antropogjenikë (GHG).

Por, përsëri humbjet ushqimore janë një nga faktorët ende të nënvlerësuar të ndryshimeve klimatike, veçanërisht në vendin tonë.

Ndërkohë që shumë vende në zhvillim vuajnë nga uria, në Shqipëri sipas raportit të UNEP vlerësohet se humbjet ushqimore janë 238 492 ton/vit.

Nisur nga kjo, një studim i kryer vitet e fundit vlerëson shkaqet, shtrirjen dhe implikimet që janë bërë në lidhje me këtë çështje në Shqipëri.

Metodologjia konsiston në një sondazh vullnetar online të kryer në Shqipëri.
Sondazhi u krye nëpërmjet një pyetësori të vetë-administruar në shqip, i cili ishte online nëpërmjet faqes së sondazhit Survio, midis Gushtit dhe Nëntorit 2016 (65 ditë gjithsej). Pyetësori ishte ndërtuar me alternativa dhe përbëhej nga 25 pyetje të strukturuara në gjashtë seksione. Pjesëmarrja ishte krejtësisht vullnetare.

Të dhënat e grumbulluara nga sondazhi dhe analiza statistikore e tyre, treguan se:


1. Së pari, ekziston problemi i administrimit të dobët ndërmjet blerjes së ushqimeve dhe ruajtjes apo përdorimit të tij. Në fakt, një sasi e konsiderueshme e mbetjeve ushqimore prodhohen për shkak se ushqimi, nuk ruhet siç duhet ose është blerë në pako me madhësi të papërshtatshme.

2. Rezultoi se ndërgjegjësimi është shumë i ulët, mbi ndikimin negativ të mbetjeve ushqimore. Kjo si pasojë e mungesës së fushatave ndërgjegjësuese, informacionit të duhur dhe iniciativave publike për këtë çështje.

Por, duket se zakoni i të ushqyerit të shqiptarëve kanë ndryshuar rrënjësisht.

Studiuesit sugjerojnë se fokusi duhet të fillojë që në nivelin e parë të gjenerimit të mbetjeve (në nivelin e konsumatorit), e cila do të ndikojë pozitivisht në humbjet ushqimore, si dhe në strategjitë e reduktimit të tyre.
Prandaj, është e nevojshme një ndërgjegjësim gjithëpërfshirës (veçanërisht i të rinjve shqiptarë) mbi vlerën e kursimit të ushqimit si në aspektin mjedisor, ashtu edhe në atë socio – ekonomik.

Megjithatë, të anketuarit shprehen se mund të jenë të gatshëm të ndryshojnë sjelljet e tyre, lidhur me ushqimin dhe humbjet e tij, nëse jepet informacion i saktë mbi ndikimet negative mjedisore/ ekonomike, si dhe mbi organizatat që merren me humbjet ushqimore.

Studimi tregon qartë se jo humbjet e ushqimit në Shqipëri janë tepër të larta, kjo për faktin e mungesës së informacioneve të duhura mbi impaktet negative të tyre.

Gjithashtu studiuesit theksojnë se studimet në këtë fushë mungojnë dhe prandaj është e nevojshme të bëhen studime të tjera dhe më të detajuara. Këto mund të ndihmojnë në marrjen e masave të duhura dhe reduktimin e humbjeve ushqimore dhe si rrjedhojë në zvogëlimin e shkarkimeve të gazeve serë në atmosferë.

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Ndikimet e ndryshimeve klimatike në ekonominë shqiptare

Ndikimet e ndryshimeve klimatike në ekonominë shqiptare

Ekzistojnë tre lloje kryesore të rreziqeve klimatike: rreziqet fizike, të tranzicionit dhe ato ligjore. Rreziqet fizike lindin nga rreziqet klimatike...

Kostoja e pritshme e mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike,  rreth 2 trilion dollarë në vit

Kostoja e pritshme e mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike, rreth 2 trilion dollarë në vit

Ndërsa koha për të ç’bërë dëmin që ka krijuar ndryshimi i klimës, po mbaron, qeveria e Shteteve të Bashkuara të...

Zhvillimi i energjisë së pastër, një faktor kryesor në zbutjen e ndryshimeve klimatike

Zhvillimi i energjisë së pastër, një faktor kryesor në zbutjen e ndryshimeve klimatike

Sektori i elektricitetit ka përgjegjësinë më të madhe në rrugën për të mbajtur temperaturën globale në jo më shumë se...

Postimi pasardhes
Masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Tiranë

Masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Tiranë

Hollimi i shtresës së Ozonit dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Hollimi i shtresës së Ozonit dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike ndikojnë në mirëqënien e të rinjve

Ndryshimet klimatike ndikojnë në mirëqënien e të rinjve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al