Rreziqet e ndryshimit të klimës janë raportuar për vite me rradhë. Por vëmendja për mënyrën se si bota mund t’a trajtojë këtë çështje, ka qenë shumë e pakët.
Dje, shkencëtarët e OKB-së nxorën një plan që ata besojnë se mund t’i ndihmojë njerëzit të shmangin ndikimet negative të rritjes së temperaturave. Raporti, nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC) i OKB-së, në thelb bën thirrje për një revolucion në sektorin e prodhimit të energjisë në botë.
Për të shmangur ngrohjen e rrezikshme, shkarkimet e karbonit duhet të arrijnë kulmin brenda tre vitesh dhe më pas të reduktohen me shpejtësi. Edhe atëherë, teknologjia për të tërhequr CO2 nga ajri do të jetë ende e nevojshme, në mënyrë që të shmanget rritja e temperaturës.
Më poshtë renditen pesë idetë kryesore që studiuesit thonë se janë vendimtare për ta mbajtur botën të sigurt.
1 –Përdorimi i pakët i qymyrit…
Kërkuesit thonë se mbajtja e temperaturës së botës nën 1.5 gradë Celsius kërkon që shkarkimet të arrijnë kulmin deri në 2025, dhe të reduktohen me 43% deri në fund të kësaj dekade. Mënyra më efektive e bërjes së këtij kalimi është prodhimi i energjisë nga burime të qëndrueshme si era dhe dielli.
Autorët për më tepër vënë në dukje rënien e kostove të këtyre teknologjive gjatë dekadës së fundit me rreth 85%.
Dhe ndërsa lufta në Ukrainë po i bën qeveritë në Evropë të “flirtojnë” edhe një herë me qymyrin e pasur me karbon, ka një pranim të gjerë politik se energjia e lirë dhe e qëndrueshme është e vetmja rrugë drejt fuqisë dhe pa Putin.
Pra, për temperaturën e planetit (si dhe politikën e tanishme), IPCC beson se qymyri më në fund duhet të ndalojë së përdoruri për mirë.
“Unë mendoj se ky është një mesazh shumë i fortë, jo centrale të reja qymyri. Përndryshe, ju po rrezikoni me të vërtetë 1.5 gradë Celsius,” tha Prof. Jan Kristof Minks, nga Universiteti i Leeds dhe një autor kryesor i IPCC. “Mendoj se mesazhi i madh që vjen nga këtu është se duhet t’i japim fund epokës së karburanteve fosile dhe kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.”
2 – Trajtimi i ndryshimeve klimatike nëpërmjet teknologjisë…
Pak vite më parë, ideja se teknologjia mund të ndikojë në zbutjen e ndryshimit të klimës u konsiderua përgjithësisht si ruajtja e ekscentrikës.
Ide të ndryshme si spërkatja e gjërave në atmosferë për të ftohur Tokën, deri në bllokimin e Diellit me mburoja hapësinore, nuk u morën në konsideratë, madje disa u bën objekt talljeje, ndërsa disa të tjera u harruan shpejt.
Por ndërsa kriza klimatike është përshkallëzuar dhe ulja e shkarkimeve të karbonit po bëhet gjithnjë e më e vështirë, studiuesit janë detyruar të studiojnë përsëri se cfarë roli luan teknologjia në kufizimin, si edhe në reduktimin e CO2 në atmosferë.
Pas miratimit të teknologjisë për kapjen e dioksidit të karbonit (CDR), në raportin më të fundit të IPCC, kjo teknologji ka filluar të zhvillohet plotësisht.
Shkencëtarët janë të sigurt së mbajtja e temperaturave nën 1.5 gradë Celsius, do të ishte e pamundur në qoftë se këto teknologji nuk përdoren apo edhe mënyrat e tjera si pemët ose makineritë për filtrimin e ajrit.
Ka shumë kundërshtime nga ambientalistët, saqë disa prej tyre akuzojnë IPCC-në për dhënien e karburanteve fosile, vendeve që tashmë i zotërojnë ato dhe nga ana tjetër vendosin theksin në teknologjitë që në thelb mbeten të pavërtetuara.
“Një nga mangësitë që unë shoh është se raporti është shumë i dobët në krahasim me tranzicionin që po ndodh në sektorin e energjisë dhe përdorimin e karburanteve fosile,” tha Linda Schneider nga Fondacioni Heinrich Böll në Berlin. “Unë shpresoja se raporti do të kishte paraqitur rrugët më të sigurta drejt 1.5 gradë Celsius, pa tejkaluar mbështetjen për teknologjitë që ne thjesht nuk e dimë nëse do të funksionojnë.”
3-Ulja e kërkesës për energji…
Një nga ndryshimet e mëdha të këtij raporti, në krahasim me botimet e mëparshme është përfshirja e ndikimit që marrëdheniet sociale kanë mbi ndryshimet klimatike. Kryesisht fokusi është në idetë e reduktimit të kërkesës së njerëzve për energji në fushat e strehimit, lëvizjes dhe të ushqyerit.
Kjo mbulon një sërë vendesh duke përfshirë dieta me karbon të ulët, mbetjet ushqimore, mënyra e ndërtimit të qyteteve tona, si dhe mënyra se si i orientojmë njerëzit në format e transportit miqësore me mjedisin.
IPCC beson se ndryshimet në këto fusha mund të kufizojnë shkarkimet nga këto sektorë me 40-70% deri në 2050, dhe nga ana tjetër të përmirësojnë mirëqenien.
4- Të ulim temperaturën e planetit me anë të parave…
Trajtimi i ndryshimeve klimatike shpesh është vonuar për shkak të pasojave të perceptuara me kosto të lartë. Por kjo ka ndryshuar vitet e fundit, ndërsa dëmi financiar i katastrofave klimatike vazhdon të rritet.
Në raportin më të fundit, IPCC ka ardhur me disa udhëzime të reja mbi kostot. IPCC tregon se ka shumë para që ende përdoren për karburantet fosile dhe jo për zgjidhjet ndaj klimës dhe energjinë e pastër. Nëse subvencionet e karburanteve fosile nga qeveritë do të hiqeshin, kjo do të reduktonte shkarkimet deri në 10% deri në 2030, sipas Greenpeace.
Në afat më të gjatë, në raport thuhet se modelet që përfshijnë dëmet ekonomike të shkaktuara nga ndryshimi i klimës, tregojnë se kostoja globale për kufizimin e ngrohjes në 2 gradë Celsius gjatë këtij shekulli, është më e ulët se përfitimet ekonomike globale të reduktimit të ngrohjes.
Mbajtja e temperaturave nën 2 gradë Celsius kushton pak më shumë, por jo shumë, duke ditur dëmet e shmangura dhe gamën e gjerë të bashkë-përfitimeve të tilla si ajri i pastër dhe uji. “Po të marrësh skenarët më agresivë në të gjithë raportin, kjo do të kushtojë, më së shumti 0.1% të normës së rritjes vjetore të PBB-së së marrë,” tha Prof. Michael Grub, nga University College London, një nga autorët kryesor të raportit.
5-Të taksojmë të pasurit apo ti kopjojmë ata?
Në këtë raport është trajtuar edhe ndikimi i lartë që njerëzit më të pasur në planet kanë në ndryshimin e klimës. Sipas IPCC, 10% e familjeve me shkarkimet më të larta për frymë kontribuojnë deri në 45% të shkarkimeve të gazeve serë me efekt në bazë konsumi.
Në thelb, njerëzit më të pasur në botë shpenzojnë shumë para për të lëvizur, duke përfshirë edhe avionët privatë. Pra, a do të ishit dakord nëse të pasurit do të paguanin taksa më të larta për të pakësuar shkarkimet e tyre? Ky mund të jetë rasti, por disa autorë të IPCC besojnë se të pasurit mund të kontribuojnë në mënyra të tjera, për të ndihmuar botën në kalimin drejt net-zero.
“Individët e pasur kontribuojnë në mënyrë disproporcionale në shkarkimet më të larta, por ata kanë një potencial të lartë për reduktimin e shkarkimeve, ndërsa ruajnë nivele të larta të mirëqenies dhe një standard jetese të denjë,” tha Prof. Patrick Devine-Wright, një autor kryesor i IPCC nga Universiteti i Exeter. “Unë mendoj se ka individë me status të lartë socio ekonomik që janë të aftë të reduktojnë shkarkimet e tyre duke u bërë modele të stilit të jetesës me karbon të ulët, duke zgjedhur të investojnë në biznese dhe mundësi me gjurmë të ulët karboni dhe duke lobuar për politika të rrepta klimatike.”/BBC News