Saturday, May 10, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

06/05/2025
në Ekonomia
A A
0
Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria synon të arrijë objektivin ambicioz prej 54.4% të energjisë së rinovueshme deri në 2030, duke rritur gjithashtu synimet për uljen e shkarkimeve të gazeve serë në 20.8%. Reformat ligjore, përfshirë PKEK dhe Ligjin 24/2023, po ofrojnë kuadrin e nevojshëm për tranzicionin energjetik. Ndërsa hidrocentralet vazhdojnë të jenë burimi kryesor i energjisë së rinovueshme në vend, energjia diellore dhe ajo e erës po zhvillohen me ritme të shpejta.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt një transformimi energjitik që respekton angazhimet ndërkombëtare për klimën duke miratuar një sërë dokumentesh strategjike dhe kornizash ligjore.

Qeveria shqiptare ka bërë përparime të rëndësishme në fushën e politikave energjitike dhe klimatike, sidomos me miratimin e Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP) në dhjetor 2021, përmes VKM nr. 872. Ky plan shënon një hap të madh drejt një sistemi energjitik më të qëndrueshëm, duke vendosur objektiva të qarta për forcimin e sigurisë energjitike, rritjen e efikasitetit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Angazhimi për të reduktuar gazet serë dhe për të promovuar burimet e rinovueshme është rritur në mënyrë të qëndrueshme ndër vite, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare si Marrëveshja e Parisit. Këto qëllime janë të mbështetura edhe nga dokumente të tjera strategjike, si Strategjia Kombëtare e Energjisë dhe Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) 2021-2030, që synojnë rritjen e investimeve dhe përmirësimin e sigurisë së furnizimit energjitik në vend. Një PKEK e draftuar pritet së shpejti të përditësoje variantin e 2021-shit.

Nga viti 2018 e në vazhdim, Shqipëria ka rritur ndjeshëm ambiciet e saj për një tranzicion të gjelbër, duke përmirësuar objektivat për energjinë e rinovueshme dhe reduktimin e gazeve serë. Fillimisht, objektivi për burimet e rinovueshme ishte 38% deri në vitin 2020 dhe parashikohej të arrinte 42% deri në vitin 2030. Megjithatë, me miratimin e Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (PKEK) këtë vit, ky objektiv u rrit në 54.4% për vitin 2030, dhe u konfirmua më tej në ligjin e ri për burimet e rinovueshme të vitit 2023, duke treguar qendrueshmëri ndaj zhvillimit të energjisë së pastër.

Ndërkohë, në kuadër të Marrëveshjes së Parisit (COP21), si edhe konferencat që pasuan deri sot (COP29 në Azerbaxhan) Shqipëria është angazhuar fillimisht për një reduktim prej 11.5% të gazeve serë deri në vitin 2030. Pas Konferencës së Glasgow-t në vitin 2021 (COP26), ky angazhim u përforcua dhe objektivi i reduktimit u rrit në 20.9%, duke reflektuar një vetëdije më të thelluar për nevojën urgjente të veprimit ndaj ndryshimeve klimatike.

Ç’do të thotë objektivi 54.5% i energjisë së rinovueshme në shifra konkrete?

Për të kuptuar më mirë se çfarë nënkupton realisht objektivi prej 54.5% të energjisë së rinovueshme në konsumin final të energjisë, mjafton të shohim shifrat dhe grafikët që tregojnë situatën aktuale dhe projeksionet për të ardhmen.

Siç ilustrohet në grafikët, në vitin 2022, Shqipëria ka arritur një pjesë prej 43% të energjisë së rinovueshme në konsumin total të energjisë, ku energjia e naftës, gazit dhe qymyrit janë pjesë e këtij bilanci. Kjo përqindje vjen nga kombinimi i konsumit te energjisë nga burime të rinoveshme në tre sektorë kryesorë: energjia elektrike (RES-E), ngrohja dhe ftohja (RES-HC), dhe transporti (RES-T).

Në terma të saktë numerikë, këto sektorë kontribuojnë me 727 ktoe (kiloton naftë ekuivalente) nga hidroenergjia, 3 ktoe nga energjia diellore, 151 ktoe nga ngrohja/ftohja me burime të rinovueshme dhe 107 ktoe nga transporti, duke dhënë një total prej 988 ktoe energji të rinovueshme nga një konsum total prej 2257 ktoe.

Për të arritur objektivin e vitit 2030 prej 54.5%, është e nevojshme një rritje e ndjeshme në kapacitetet e energjisë së rinovueshme. Sipas grafikëve, projeksioni për vitin 2030 parashikon që Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet fort në hidroenergji (727 ktoe), por do të shtojë kapacitete të konsiderueshme në energjinë diellore duke e rritur në 120 ktoe, ndërsa do të ruajë nivelin e transportit me energji të rinovueshme në 107 ktoe.

Megjithatë, grafikët tregojnë se ende ka një pikëpyetje të madhe për të mbushur hendekun drejt objektivit. Në 2022, kapaciteti total i energjisë së rinovueshme ishte 2516 MW, me hidroenergji të madhe dominuese (2168 MW), hidroenergji të vogël (325 MW) dhe solar vetëm 23 MW.

Përmbushja e objektivit 54.5% do të kërkojë investime të mëtejshme në burime të rinovueshme, veçanërisht në energjinë diellore, si dhe përmirësime në efikasitetin energjitik për të ulur konsumin e përgjithshëm, duke e bërë objektivin më të arritshëm.

Zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri tregojnë një progres të konsiderueshëm drejt objektivave ambicioze të vendosura në Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) 2021-2030. Në vitin 2023, në një skenar të tregut të lirë për energjinë elektrike nga burime të rinovueshme (RES-e), Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm me investime të mëdha në impiantet fotovoltaike dhe ato me erë.

Sipas të dhënave, në fushën e energjisë diellore, Shqipëria ka tashmë 603 MW të miratuar, 293 MW në fazë para-miratimi dhe një kapacitet impresionues prej 1950 MW në proces miratimi. Këto impiantet fotovoltaike së bashku përkthehen në një potencial prej 2.85 GW ose 367 ktoe energji për tregun e lirë, që përfaqëson rreth 4.3 milionë MWh në vit.

Në fushën e energjisë me erë, janë miratuar 37 MW dhe 49 MW janë në fazë para-miratimi, duke dhënë një total prej 0.4 GW ose 22.1 ktoe për tregun e lirë, që konvertohen në rreth 257,000 MWh në vit.

Me këto zhvillime, projeksionet për vitin 2030 tregojnë se Shqipëria mund të arrijë një përqindje prej 51.6% të energjisë së rinovueshme në konsumin përfundimtar. Kjo përqindje do të arrihet duke kombinuar 727 ktoe nga hidroenergjia ekzistuese, 389 ktoe nga burimet e reja të rinovueshme (kryesisht diellore dhe eolike), 120 ktoe nga ngrohja/ftohja me burime të rinovueshme dhe 107 ktoe nga transporti (biokarburantet dhe makinat elektrike me energji nga burime të rinovueshme), nga një konsum total i parashikuar prej 2600 ktoe për 2030-ën.

Më e rëndësishmja, ky skenar do ta pozicionojë Shqipërinë si një “eksportues neto” të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, duke i lejuar vendit jo vetëm të përmbushë nevojat e brendshme energjitike, por edhe të eksportojë tepricën në rajon.

Kjo do të jetë një arritje e rëndësishme që do të ndryshojë rrënjësisht pozicionin e Shqipërisë në tregun rajonal të energjisë, duke e kthyer atë nga një importues neto në një furnizues të rëndësishëm të energjisë së pastër për fqinjët e saj, duke kontribuar pozitivisht në bilancin tregtar të vendit dhe në uljen e emetimeve të gazeve serë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sfidat në arritjen e objektivit për energjinë e rinovueshme

Ndërsa Shqipëria ka një potencial të madh për energjinë e rinovueshme, një nga skenarët që po merret në konsideratë tregon se arritja e objektivave për vitin 2030 mund të jetë sfiduese. Ky skenar përqendrohet në sasinë e energjisë së rinovueshme që konsumohet brenda vendit dhe tregon se rezultatet mund të jenë më të ulëta se pritshmëritë.

Sipas të dhënave për vitin 2023, janë parashikuar disa projekte me panele diellore dhe energji nga era, të cilat mund të prodhojnë rreth 948 GWh energji elektrike në vit nga dielli dhe rreth 966,000 MWh nga era. Megjithatë, edhe me këto zhvillime, energjia e rinovueshme që do të përdoret realisht brenda vendit mund të arrijë vetëm në 39.4% të totalit të energjisë së konsumuar deri në vitin 2030, shumë më pak se objektivi i vendosur prej 54.4%.

Ky rezultat ndodh për shkak të disa pengesave si vonesat në dhënien e lejeve, kufizimet në rrjetin elektrik, organizimi i ankandeve dhe mungesa e investimeve të mjaftueshme që duhet të çojnë në konsumin brenda vendit të energjive nga burime të rinovueshme. Nëse nuk merren masa më të forta për të mbështetur projektet e reja dhe për të thjeshtuar procedurat, Shqipëria rrezikon të mos arrijë qëllimet e saj për një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme.

Me pak fjalë, krahasuar me një skenar optimist të tregut të lirë ku arrihet 51.6% energji e rinovueshme (nëse e gjitha konsumohet brenda vendit), ky skenar alternativ parashikon vetëm 39.4%, duke theksuar nevojën për më shumë angazhim dhe mbështetje të konsumit në sektorin e energjisë së pastër.

Shprehet për Klima Sot, Dr. Gjergj Simaku, ekspert për energjinë dhe ish – zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Burimi:

Dr. Gjergj Simaku, ekspert për energjinë dhe ish – zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Lehtësia në përdorim dhe varësia nga plastika e bën largimin e saj tejet kompleks. Ajo është bërë pjesë e pandashme...

Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

Plani Kombëtar i Rishikuar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) 2020-2030 është hedhur për konsultim publik, me qëllim harmonizimin e politikave...

Investimet për përshtatjen klimatike, shpëtojnë jetë dhe nxisin rritjen ekonomike

Investimet për përshtatjen klimatike, shpëtojnë jetë dhe nxisin rritjen ekonomike

Shqipëria sipas Raportit të Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin për Shqipërinë, një nga vendet më të rrezikuara...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al