Wednesday, May 28, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Efiçienca e energjisë dhe lidhja me ndryshimet klimatike

05/10/2021
në Ekonomia
A A
0
Efiçienca e energjisë dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Sipas raportit të IPCC (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike), Ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga shkarkimi i gazeve serë në atmosferë, është një nga kërcënimet më të mëdha të shekullit të 21-të.

Ndërkohë, vitet e fundit, kanë ndodhur një sërë zhvillimesh të rëndësishme strategjike në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mjedisin e ndërtuar me realizimin e Planit aksional të BE për Efiçiencën e Energjisë.

Në vitin 2002, ndërtesat ishin përgjegjëse për shkarkimin e 7.82 Gt ose 33% të shkarkimeve botërore të CO2 nga burimet e energjisë dhe këto shkarkime pritet të rriten në 11 Gt apo në 15.6 Gt deri në vitin 2030.

Sipas EPA-s (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit) në vendet e zhvilluara si SHBA dhe Britania, konsumi i energjisë në stokun e ndërtimit është përgjegjës për prodhimin e rreth 50% të shkarkimeve kombëtare. Megjithatë, është vërejtur se, angazhimet e mëdha në botë kanë qenë të drejtuara në përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave përfshi këtu, edhe vendet e rajonit.

Gjithashtu, hulumtimet më të reja në Evropë dhe rajon tregojnë se ndërtesat konsumojnë rreth 40% të energjisë dhe janë përgjegjëse për shkarkimin e 36% të CO2. Ndërtesat e reja konsumojnë energji dhe shkarkojnë CO2, 5 herë më pak se sa mesatarja e ndërtesave të vjetra.

Vendet e rajonit, ndërmjet tyre edhe Kosova kanë filluar zbatimin e masave të Efiçiencës së Energjisë. Zbatimi i këtyre masave është i rëndësishëm, sepse përveç kursimit të energjisë, ato ndikojnë edhe në reduktimin e shkarkimeve të gazeve serë në atmosferë, dhe si rrjedhojë në zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike në vend.

Një studim i kryer së fundi në Prishtinë, ka pasur si objektiv kryesor identifikimin e faktorëve që ndikojnë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike të ri-konstruktuara (ndërtesat administrative, shkollat, spitalet dhe institucionet tjera) përmes implementimit të masave të kursimit të energjisë në mbështjellësin e ndërtesave, sistemet e ngrohjes dhe të klimatizimit si dhe të ndriçimit të brendshëm.

Studimi është realizuar pas implementimit të masave EE në ndërtesat publike të Prishtinës.

Analizat e rezultateve të arritura tregojnë një reduktim total të shkarkimeve të CO2, prej 12,953 t/vit ose rreth 62%, sasi mbi mesataret e reduktimit në vendet e BE-së.

Reduktimi maksimal i shkarkimeve të gazeve serë, u vërejt në ndërtesat publike (universitetet) për arsye sepse janë ndërtesa me konsum më të lartë të energjisë. Ndërsa reduktimi minimal, ishte në shkollën “Dëshmorët e Kombit” ku janë implementuar të gjitha masat e EE.

Tashmë të gjitha vendet e rajonit dhe Europës kanë filluar zbatimin e masave të EE dhe rezultatet e para të marra, janë pozitive. Prandaj është e rëndësishme që edhe Shqipëria të fillojë me zbatimin e këtyre masave dhe vendosjen e standarteve të reja në sektorin e energjisë dhe ndërtimit.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria synon të arrijë objektivin ambicioz prej 54.4% të energjisë së rinovueshme deri në 2030, duke rritur gjithashtu synimet për...

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Lehtësia në përdorim dhe varësia nga plastika e bën largimin e saj tejet kompleks. Ajo është bërë pjesë e pandashme...

Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

Plani Kombëtar i Rishikuar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) 2020-2030 është hedhur për konsultim publik, me qëllim harmonizimin e politikave...

Postimi pasardhes
Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Centralet e qymyrit, përgjegjës për rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike

Centralet e qymyrit, përgjegjës për rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike

Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik?

Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al