Sektori i elektricitetit ka përgjegjësinë më të madhe në rrugën për të mbajtur temperaturën globale në jo më shumë se 1.5 gradë. Në maj 2021, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) botoi raportin e saj monumental “Net Zero deri në vitin 2050”, në të cilin theksohet se sektori i energjisë duhet të ndryshoj dhe nga sektori me shkarkime më të larta në vitin 2020, të bëhet sektori i parë në botë, shkarkimet e të cilit arrijnë në zero deri në vitin 2040. Së fundi elektrifikimi po përhapet gjerësisht, kjo do të thotë se sektori i energjisë elektrike do të zgjerohet në mënyrë masive, duke ndihmuar edhe në dekarbonizimin e sektorëve të tjerë.
Edhe në raportin më të fundit nga Ember, trajtohet çështja e tranzicionit që po ndodh në sektorin e energjisë, me qëllim mbajtjen e temperaturës së Tokës në 1,5 gradë.
Raporti zbulon se era dhe dielli për herë të parë në 2021, prodhuan mbi një të dhjetën (10.3%) e energjisë elektrike globale, nga 9.3% në 2020. Kjo është më shumë se dyfishi që treg (4.6%) This is more than double the market share që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Parisit në vitin 2015. Shkalla e rritjes së përdorimit të tyre është rritur gjithashtu: energjia e erës u rrit me +14% në 2021 (më i larti që nga 2017), dhe ajo diellore me +23% (më i larti që nga 2018); të kombinuara, ato u rritën me 17%. Kjo rritje e përdorimit të energjisë së erës dhe asaj diellore ishte më e ngadaltë në 2021, në krahasim me dekadën e kaluar, kur kishin një mesatare prej 20% rritjeje nga viti në vit.
Burimet e pastra të energjisë elektrike prodhuan 38% të elektricitetit në botë në vitin 2021. Të marra së bashku, era dhe dielli janë tani burimi i katërt më i madh i elektricitetit në botë. Ato janë gjithashtu burimet me rritjen më të shpejtë të përdorimit të tyre në vitin 2021; përdorimi i burimeve të tjera me zero shkarkime të energjisë elektrike, u zvogëlua (hidro) ose ishin pothuajse statike (bioenergji dhe bërthamore). Ndërkohë që karburantet fosile gjeneruan 62% të elektricitetit global; kryesisht qymyr (36%) dhe gaz (22%).
Raporti gjithashtu nënvizon faktin se 50 vende prodhonin mbi një të dhjetën e elektricitetit të tyre, nga era dhe dielli në 2021, nga 43 në 2020 dhe 36 në 2019. Shtatë vende e arritën këtë pikë referimi për herë të parë në vitin 2021: Kina (11.2% në 2021), Japonia (10.2%), Mongolia (10.6%), Vietnam (10.7%), Argjentina (10.4%), Hungaria (11.1%) dhe Salvadori (12.0%). Kjo do të thotë se të pesë ekonomitë më të mëdha të botës e kanë arritur këtë pikë referimi: Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Evropa kryeson me nëntë nga dhjetë vendet kryesore.
Tre vende madje e kanë kapërcyer këtë kufi duke arritur të prodhojnë deri në 40% të energjisë nga era dhe dielli. Në vitin 2021, Danimarka, Luksemburgu dhe Uruguai arritën përkatësisht 52%, 43% dhe 47%, duke kryesuar rrugën në teknologjinë për integrimin e lartë të burimeve të ripërtëritshme në sektorin e energjisë. Por nga ana tjetër, Lindja e Mesme dhe Afrika kishin vende që arrinin, të paktën deri në 10% energji të prodhuar nga era dhe dielli. Edhe në Arabinë Saudite energjia elektrike vjen nga më pak se 1% nga era dhe dielli, ndërsa dy pritësit e ardhshëm të samiteve të klimës së OKB-së-Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara, marrin vetëm 3%.
Vendet që kanë transformuar më shpejtë sistemin e tyre elektrik që nga pandemia janë Hollanda, Australia dhe Vietnami. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, ata plotësuan mbi 8% të kërkesës totale të tyre për energji, nga energjia e erës dhe ajo diellore. Për më tepër, ato zëvendësuan menjëherë karburantet fosile.
- Holandë, energjia e erës dhe ajo diellore u rrit nga 14% në 25% në vetëm dy vjet, ndërsa energjia nga karburantet fosile ra nga 78% në 63%.
- Australi, ato u rritën nga 13% në 22%, ndërsa karburantet fosile ranë nga 79% në 70%;
- Dhe Vietnam, energjia e erës dhe ajo diellore u rrit nga 3% në 11%, ndërsa përdorimi i karburanteve fosile ra nga 73% në 63%.
Por ndërkohë që energjia e prodhuar nga era dhe dielli rritet, prodhimi nga burime të tjera alternative, nuk është shumë i zhvilluar.
Për shembull, prodhimi i energjisë nga burimet ujore ra me 2% (veçanërisht në Kinë) për shkak të periudhave të gjata të thatësirave, dhe energjia bërthamore u rrit me 4% pasi u riaktivizuan reaktorët ekzistues në Francë dhe Japoni, si dhe u vendosën në funksion reaktorët e rinj të Kinës dhe Rusisë. Bioenergjia u rrit me 6%, edhe pse vazhdojnë shqetësimet mbi ndikimin e vërtetë të shkarkimeve të saj.
Ndonëse era dhe dielli janë burimet me rritjen më të shpejtë të përdorimit për prodhimin e energjisë së pastër, raporti IEA “Net Zero deri në 2050” parashikon se një e katërta e kësaj energjie të pastër do të sigurohet nga teknologjitë e tjera, të cilat përgjithësisht plotësojnë nevojat për energji, në vend që të konkurrojnë me alternativat e tjera të prodhimit të energjisë. Në veçanti, ato ofrojnë përfitime për rrjetin, në momentet kur hasen ndryshime në mot dhe frenimi i këtyre teknologjive plotësuese do ta bëjë edhe më të vështirë reduktimin e shkarkimeve të nevojshme deri në vitin 2030.
Në përfundim ky raport na tregon se energjia diellore dhe e erës tashmë kanë filluar të përdoren gjerësisht. Kjo do të thotë se procesi që do të riformoj sistemin ekzistues të energjisë ka filluar dhe se kjo është një nga mënyrat e cila mund të ndihmojë botën të dali nga kriza e ndryshimeve klimatike./ EMBER