Wednesday, May 14, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zhvillimi i energjisë së pastër, një faktor kryesor në zbutjen e ndryshimeve klimatike

31/03/2022
në Ekonomia
A A
0
Zhvillimi i energjisë së pastër, një faktor kryesor në zbutjen e ndryshimeve klimatike

Sektori i elektricitetit ka përgjegjësinë më të madhe në rrugën për të mbajtur temperaturën globale në jo më shumë se 1.5 gradë. Në maj 2021, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) botoi raportin e saj monumental “Net Zero deri në vitin 2050”, në të cilin theksohet se sektori i energjisë duhet të ndryshoj dhe nga sektori me shkarkime më të larta në vitin 2020, të bëhet sektori i parë në botë, shkarkimet e të cilit arrijnë në zero deri në vitin 2040. Së fundi elektrifikimi po përhapet gjerësisht, kjo do të thotë se sektori i energjisë elektrike do të zgjerohet në mënyrë masive, duke ndihmuar edhe në dekarbonizimin e sektorëve të tjerë.

Grafiku 1. Shkalla e tranzicionit të energjisë

Edhe në raportin më të fundit nga Ember, trajtohet çështja e tranzicionit që po ndodh në sektorin e energjisë, me qëllim mbajtjen e temperaturës së Tokës në 1,5 gradë.

Raporti zbulon se era dhe dielli për herë të parë në 2021, prodhuan mbi një të dhjetën (10.3%) e energjisë elektrike globale, nga 9.3% në 2020. Kjo është më shumë se dyfishi që treg (4.6%) This is more than double the market share që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Parisit në vitin 2015. Shkalla e rritjes së përdorimit të tyre është rritur gjithashtu: energjia e erës u rrit me +14% në 2021 (më i larti që nga 2017), dhe ajo diellore me +23% (më i larti që nga 2018); të kombinuara, ato u rritën me 17%. Kjo rritje e përdorimit të energjisë së erës dhe asaj diellore ishte më e ngadaltë në 2021, në krahasim me dekadën e kaluar, kur kishin një mesatare prej 20% rritjeje nga viti në vit.

Burimet e pastra të energjisë elektrike prodhuan 38% të elektricitetit në botë në vitin 2021. Të marra së bashku, era dhe dielli janë tani burimi i katërt më i madh i elektricitetit në botë. Ato janë gjithashtu burimet me rritjen më të shpejtë të përdorimit të tyre në vitin 2021; përdorimi i burimeve të tjera me zero shkarkime të energjisë elektrike, u zvogëlua (hidro) ose ishin pothuajse statike (bioenergji dhe bërthamore). Ndërkohë që karburantet fosile gjeneruan 62% të elektricitetit global; kryesisht qymyr (36%) dhe gaz (22%).

Raporti gjithashtu nënvizon faktin se 50 vende prodhonin mbi një të dhjetën e elektricitetit të tyre, nga era dhe dielli në 2021, nga 43 në 2020 dhe 36 në 2019. Shtatë vende e arritën këtë pikë referimi për herë të parë në vitin 2021: Kina (11.2% në 2021), Japonia (10.2%), Mongolia (10.6%), Vietnam (10.7%), Argjentina (10.4%), Hungaria (11.1%) dhe Salvadori (12.0%). Kjo do të thotë se të pesë ekonomitë më të mëdha të botës e kanë arritur këtë pikë referimi: Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Evropa kryeson me nëntë nga dhjetë vendet kryesore.
Tre vende madje e kanë kapërcyer këtë kufi duke arritur të prodhojnë deri në 40% të energjisë nga era dhe dielli. Në vitin 2021, Danimarka, Luksemburgu dhe Uruguai arritën përkatësisht 52%, 43% dhe 47%, duke kryesuar rrugën në teknologjinë për integrimin e lartë të burimeve të ripërtëritshme në sektorin e energjisë. Por nga ana tjetër, Lindja e Mesme dhe Afrika kishin vende që arrinin, të paktën deri në 10% energji të prodhuar nga era dhe dielli. Edhe në Arabinë Saudite energjia elektrike vjen nga më pak se 1% nga era dhe dielli, ndërsa dy pritësit e ardhshëm të samiteve të klimës së OKB-së-Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara, marrin vetëm 3%.

Figura 1. Shpërndarja në rang global e përdorimit të energjisë diellore dhe erës

Vendet që kanë transformuar më shpejtë sistemin e tyre elektrik që nga pandemia janë Hollanda, Australia dhe Vietnami. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, ata plotësuan mbi 8% të kërkesës totale të tyre për energji, nga energjia e erës dhe ajo diellore. Për më tepër, ato zëvendësuan menjëherë karburantet fosile.

  • Holandë, energjia e erës dhe ajo diellore u rrit nga 14% në 25% në vetëm dy vjet, ndërsa energjia nga karburantet fosile ra nga 78% në 63%.
  • Australi, ato u rritën nga 13% në 22%, ndërsa karburantet fosile ranë nga 79% në 70%;
  • Dhe Vietnam, energjia e erës dhe ajo diellore u rrit nga 3% në 11%, ndërsa përdorimi i karburanteve fosile ra nga 73% në 63%.

Por ndërkohë që energjia e prodhuar nga era dhe dielli rritet, prodhimi nga burime të tjera alternative, nuk është shumë i zhvilluar.
Për shembull, prodhimi i energjisë nga burimet ujore ra me 2% (veçanërisht në Kinë) për shkak të periudhave të gjata të thatësirave, dhe energjia bërthamore u rrit me 4% pasi u riaktivizuan reaktorët ekzistues në Francë dhe Japoni, si dhe u vendosën në funksion reaktorët e rinj të Kinës dhe Rusisë. Bioenergjia u rrit me 6%, edhe pse vazhdojnë shqetësimet mbi ndikimin e vërtetë të shkarkimeve të saj.

Grafiku 2: Prodhimi global i energjisë elektrike, në terawat për orë

Ndonëse era dhe dielli janë burimet me rritjen më të shpejtë të përdorimit për prodhimin e energjisë së pastër, raporti IEA “Net Zero deri në 2050” parashikon se një e katërta e kësaj energjie të pastër do të sigurohet nga teknologjitë e tjera, të cilat përgjithësisht plotësojnë nevojat për energji, në vend që të konkurrojnë me alternativat e tjera të prodhimit të energjisë. Në veçanti, ato ofrojnë përfitime për rrjetin, në momentet kur hasen ndryshime në mot dhe frenimi i këtyre teknologjive plotësuese do ta bëjë edhe më të vështirë reduktimin e shkarkimeve të nevojshme deri në vitin 2030.

Në përfundim ky raport na tregon se energjia diellore dhe e erës tashmë kanë filluar të përdoren gjerësisht. Kjo do të thotë se procesi që do të riformoj sistemin ekzistues të energjisë ka filluar dhe se kjo është një nga mënyrat e cila mund të ndihmojë botën të dali nga kriza e ndryshimeve klimatike./ EMBER

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria synon të arrijë objektivin ambicioz prej 54.4% të energjisë së rinovueshme deri në 2030, duke rritur gjithashtu synimet për...

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Lehtësia në përdorim dhe varësia nga plastika e bën largimin e saj tejet kompleks. Ajo është bërë pjesë e pandashme...

Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

Plani Kombëtar i Rishikuar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) 2020-2030 është hedhur për konsultim publik, me qëllim harmonizimin e politikave...

Postimi pasardhes
Raporti i IPCC sugjeron pesë mënyra për të shpëtuar planetin

Raporti i IPCC sugjeron pesë mënyra për të shpëtuar planetin

Infrastrukturat blu-të gjelbërta(BGI), reduktojnë pasojat e ndryshimeve klimatike

Infrastrukturat blu-të gjelbërta(BGI), reduktojnë pasojat e ndryshimeve klimatike

TEC-et lundruese dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

TEC-et lundruese dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al