Gjatё dhjetёvjeçarit tё fundit, Organizata Botёrore e Shёndetёsisё (OBSH) ka shpallur katёr herё gjendjen e emergjencёs globale. Patogjenёt qё shkaktojnё sёmundje si MERS, SARS, Ebola dhe tashmё Covid-19 janё pёrhapur me shpejtёsi dhe kanё marrё mijëra jetë njerёzish.
Studiuesit kanё ngritur shqetёsimin se pёrhapja e tyre në ditët e sotme ёshtё rritur duke renditur edhe disa arsye.
Arsyeja e parё lidhet me shpyllёzimin dhe shkatёrrimin e habitateve ku jetojnё kafshёt bujtёse tё patogjenёve. Shumica e tyre jetojnё nё pyje tropikale dhe shpyllёzimi pёr tё siguruar tokё bujqёsore dhe pёr tё ndёrtuar ferma, ka krijuar kushtet qё patogjenët të jenë në kontakt mё tё afërt me njerёzit.
Së dyti, ndryshimet klimatike ndikojnё nё shpёrndarjen gjeografike tё vektorёve, sic janë insektet apo zogjtё migrues. Pёr kёtё arsye, pёrhapja e patogjenёve dhe roli që luajnë ndryshimet e klimës nё shfaqjen e sёmundjeve infektive ёshtё i madh. Kujtojmë një rast të 2017, ku për shkak të temperaturës së lartё, midhjet në Butrint u kontaminuan nga Salmonela, duke shkaktuar probleme në shëndetin e njerёzve tё zonёs pёrreth.
Arsyeja e tretё lidhet me pёrdorimin e formave tё ndryshme të transportit, pёrmes ajrit, tokёs e detit, përmirësimin e cilësisë dhe pёrshkrimin e distancave tё largёta nё njё kohё mё tё shkurtёr se mё parё. Sipas njё studimi të realizuar për këtë qëllim, kontakti mes njerëzve, florës dhe faunёs ёshtё rritur nё mёnyrё tё jashtёzakonshme. Nёse nё Mesjetё, koha e pёrhapjes sё sёmundjes sё murtajёs nё Evropё ishte 10 vjet, nё ditёt e sotme, marrim parasysh pandeminё e Covid-19, pёrhapja ёshtё çёshtje muajsh.
Së fundi, shkak tjetër është jetesa nё qendra tё urbanizuara. Patogjenёt pёrhapen me shpejtёsi nё njё popullatё me dendёsi tё madhe. Mё shumё se gjysma e popullsisë së botёs jeton nё qendra urbane, tё mbipopulluara dhe trendi i urbanizimit konsiderohet nga disa studiues si “katastrofa e ardhshme humanitare”.
Pёrhapja e patogjenёve dhe jetesa nё qytete kanë një marrëdhënie që është vënë re edhe më parë. Përgjatë historisë, p.sh rasti i Revolucionit Bujqësor, është vënë re se jeta sedentare dhe krijimi i qyteteve tё para, , rriti gjasat pёr afrimin e kafshёve me njeriun. Gjithashtu, zhvendosja e njerëzve drejt qyteteve dhe mbipopullimi i tyre, rasti i Revolucionit Industrial shёnoi njё fazё tjetёr tё pёrhapjes sё patogjenёve. Fatmirёsisht, nё sajё tё pёrparimit të shkencës dhe zbulimit të vaksinave, është bërë i mundur parandalimi i tyre.
Mësimet që na ka dhënë e kaluara, duhet të na shёrbejnё tё marrim masa, njohim dhe parandalojmë përhapjen e sëmundjeve nё tё ardhmen. Por nёse ёshtё mё mirё tё parandalosh se tё kurosh, atëherë përgjigjja ndaj sfidave që lidhen me shëndetin publik nuk duhet të kufizohet vetёm me rendjen pas zbulimit tё vaksinёs, por në ruajtjen e ekuilibrave tё brishtё mes njeriut dhe mjedisit, pёrballjen me emergjencёn klimatike.
Autor: Prof. Dr. Klementina Puto, Dr. Linda Luarasi