Friday, May 9, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pёrse Vjosa duhet tё shpallet Park Kombёtar?

10/06/2021
në Natyra
A A
0
Pёrse Vjosa duhet tё shpallet Park Kombёtar?

Pёrpjekjet e studiuesve por dhe aktivistёve mjedisore pёr shpalljen e Vjosёs Park Kombёtar, kanё qenё tё vazhduara.

Së fundmi, një grup prej 30 studiuesish nga Austria, Gjermania, Shqipëria dhe Italia, po kryejnё njё studim mbi biodiversitetin, në dy degët kryesore të Vjosës.

Ndërkohë, një studim i IUCN-sё liston tetë lloje habitatesh nga Vjosa, qё kanё rëndësi të lartë ruajtjeje edhe pёr BE-nё.

Studimi liston, 1,175 lloje tё ndryshme gjallesash nga gjithё grupet taksonomike, nga tё cilat llojet e rrezikuara nё nivel global pёrfshijnё 13 lloje kafshësh dhe 2 bimë vaskulare. Gjithashtu, sudimi identifikon edhe 148 lloje gjallesash, qё janё pjesё e listёs sё Konventës së Bernës, si dhe 41 lloje shpendësh,78 lloje kafshësh dhe bimësh qё pёrfshin Lista e Zogjve e BE-së dhe Direktiva e Habitateve. Vec tё tjerash, tё paktёn 50 lloje kafshësh dhe 24 bimë vaskulare janё pjesё e Listёs sё Kuqe të Shqipërisë.

Pavarësisht, karakteristikave tё veçanta tё lumit, ai përsëri rrezikohet nga shumё faktorë.

Ndryshimet klimatike, pёrbёjnё njё faktor me ndikim negativ nё biodiversitetin e tij dhe jo vetёm, kryesisht pёrmes thatёsirave, qё vijnё si pasojё e sasisё sё pakёt tё reshjeve.

Planet pёr ndёrtimin e hidrocentraleve pёrbёjnё njё tjetёr kёrcёnim pёr lumin e Vjosёs. Referuar njё raporti tё vitit tё fundit, ndёrtimi i kёtyre objekteve hidro-energjitike ёshtё gjithashtu problematik pёr shkak tё ndikimit qё krijojnё pasojat, pёrmёndur mё lart tё ndryshimeve klimatike. Kushtet e reja klimatike do të sillnin probleme pёrsa i pёrket  mirёmbajtjes dhe funksionimit tё hidrocentraleve qё do tё ndёrtoheshin mbi Vjosё.

Ndёrtimi i HEC-ve nё kёtё zonё jo vetёm qё nuk konsiderohet njё investim i gjelbёr, por as i mençur nё terma afatgjatё. Veç degradimit tё mjedisit si pasojё e kёtij aktiviteti, komunitetet gjithashtu do tё pёrballeshin me probleme tё shumta me ndikim negativ pёrsa i pёrket   zhvillimit nё tё ardhmen tё turizmit dhe ekonomisё sё qёndrueshme. Shtimi i studimeve nё funksion tё kёtij qёllimi do tё ndihmonte nё ndёrgjegjёsimin e publikut pёr ruajtjen e kёtij thesari kombёtar. Njёkohёsisht do tu shërbente edhe institucioneve tё larta tё qeverisjes, pёr tё kuptuar dobinё dhe rёndёsinё e shpalljes sё Vjosёs, Park Kombёtar.

Autore: Dr. Ani Bajrami

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Pishat e buta mesdhetare në bregdetin Adriatik kërcënohen nga llojet aliene

Pishat e buta mesdhetare në bregdetin Adriatik kërcënohen nga llojet aliene

Një insekt i quajtur breshkëza e pishës së butë, po dëmton me shpejtësi pishat e buta përgjatë bregdetit në vendin...

Financial Times: “Një shkretëtirë Himalaje”, peisazhet e egra të Shqipërisë, destinacioni i shumë turistëve

Financial Times: “Një shkretëtirë Himalaje”, peisazhet e egra të Shqipërisë, destinacioni i shumë turistëve

“Ka një shkretëtirë Himalaje”, në pragun e Evropës, ku peisazhet e egra të Shqipërisë u izoluan nga bota gjatë një...

Postimi pasardhes
Pёrhapja e llojeve invazive dhe kёrcёnimi prej tyre

Pёrhapja e llojeve invazive dhe kёrcёnimi prej tyre

Shterimi i lumenjve, pasojë e ndryshimeve klimatike

Shterimi i lumenjve, pasojë e ndryshimeve klimatike

Orkideja “e zhdukur”, gjendet në një çati të gjelbër në Londër

Orkideja "e zhdukur", gjendet në një çati të gjelbër në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al