Ekosistemet pyjore luajnë një rol të rëndësishëm në aspektin ekonomik, që ka të bëjë me prodhimin e lëndës së drurit dhe druve të zjarrit, punësimin në zonat rurale, shërbimet mjedisore të tilla si, zvogëlimi i sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë, zbutja e ndryshimeve klimatike, mbrojtja e tokës nga erozioni dhe rrëshqitjet, etj.
Në raportin më të fundit të botuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), vlerësohen problematikat me të cilat po përballen ekosistemet pyjore në Shqipëri. Raportohet se, dëmet që i shkaktohen ekosistemeve pyjore, në këto raste, shpesh rezultojnë me humbje të pakrahasueshme si në aspektin biologjik edhe atë ekonomik.
Shkaktarët janë të shumtë dhe të ndryshëm. Prej tyre, mund të përmendim, agjentët abiotikë, të cilët ndikojnë në zjarret, stuhitë, erërat, dëborën, thatësirat, rrëshqitjet apo ortekët, si dhe veprimtaria njerëzore.
Njeriu është nxitësi kryesor i ndikimeve afatgjata në mjedis, me anë të ndikimit ndotës në ajr (për rrjedhojë në ndryshimin e klimës), ose ekspozimit të pyjeve me rreziqe më të rënda, që ndikojnë në shëndetin dhe vitalitetin e drurëve duke, krijuar një zinxhir efektesh të dëmshme, të cilat bëhen pengesë për menaxhimin e qendrueshëm të pyjeve natyrore ose jo-natyrore.
Nga monitorimi në terren i AKM lidhur me gjendjen e llojeve të drurëve pyjorë, rezulton se ato ndeshen në grumbuj pyjore, në grupe drurësh dhe si individë të veçantë. Theksohet, se shkaktarët e kërcënimit me zhdukje për llojet pyjore janë të ndryshëm, por kryesisht ato rrezikohen nga ndryshimet klimatike, apo prishja e habitatit të tyre. Gjithashtu, shfrytëzimet pa kriter të pyjeve në vitet pararendëse, apo zjarret në pyje, kanë pasur ndikim negativ në ruajtjen e pyjeve dhe bimësisë së tyre.
Raportohet se, lloje të tilla si; Caraca e Kaukazit (Celtis tournefortii Lam.), Rrenja (Quercus robur L.), Gështenja e kalit (Aesculus hippocastanum L.), Lajthia e egër (Corylus colurna L.) etj, janë në kufijtë ekstrem të rrezikimit, por jo vetëm. Raportohet se, lloje të tilla si; Caraca e Kaukazit (Celtis tournefortii Lam.), Rrenja (Quercus robur L.), Gështenja e kalit (Aesculus hippocastanum L.), Lajthia e egër (Corylus colurna L.) etj, janë në kufijtë ekstrem të rrezikimit, por jo vetëm.
Më poshtë japim një renditje të llojeve sipas shkallës së kërcënimit (nga më e kërcënuara tek më pak e kërcënuara).
AKM cilëson si domosdoshmëri ngritjen e një rrjeti të konservimit, “in-situ” dhe “ex-situ”, për këto lloje.
Në këtë mënyrë, mund të ruhen burimet gjenetike, për rrjedhojë dhe kapaciteti adaptiv i tyre, përgjatë evolucionit të mëtejshëm të pyjeve në Shqipëri. Mbi të gjitha, ndikimi në përshtatjen me ndryshimet klimatike do të jetë pozitiv./Agjencia Kombëtare e Mjedisit