E shtunë, 1 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vlerësimi i ndikimit të përmbytjeve në rajonin e Shkodrës

30 Korrik, 2021
në Emergjenca klimatike
A A
0
Vlerësimi i ndikimit të përmbytjeve në rajonin e Shkodrës

Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore përfshirë këtu, ato me origjinë hidrometeorologjike dhe gjeologjike, si tërmetet, përmbytjet, thatësirat, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e tokës.

Shpeshtia e ngjarjeve ekstreme të motit dhe luhatjet e temperaturave që po ndodhin, vijnë si rrjedhojë e ndikimit të rritur të ndryshimeve klimatike në mjedis. Përmbytjet masive në rajonin e Shkodrës dhe në shumë rajone të tjera të Shqipërisë, janë disa nga ngjarjet që tregojnë se ndikimi i ndryshimeve në klimë në vendin tonë është sa i konsiderueshëm, aq dhe i kushtueshëm.

Në të vërtetë, përmbytjet në Shqipëri nuk janë një dukuri e re: të dhënat tregojnë se ka pasur përmbytje në të gjitha basenet kryesore ujëmbledhëse të vendit. Në Komunikatën e Tretë Kombëtare të Shqipërisë për KKKBNK (Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike) përmendet fakti se ndryshimet klimatike do të rezultojnë në përmbytje masive për shkak të rritjes së parashikuar të reshjeve. Gjithashtu, zona bregdetare është identifikuar si më e cenueshme, pasi nuk është objekt vetëm i përmbytjeve nga vërshimi i ujërave të reshjeve, por edhe i përmbytjeve nga uji i detit si rezultat i dallgëve të mëdha gjatë stuhive.

Për fat të mirë, fatkeqësitë natyrore (përmbytjet) janë ngjarje që ndodhin rrallë, por e vërteta është se ato kanë një ndikim të lartë në jetën e shumë njerëzve, veçanërisht atyre që u përkasin vendeve në zhvillim si Shqipëria.

Nga ana tjetër, ato janë të lidhura me humbjen e shumë jetëve, duke shkaktuar ndikim të madh në ecurinë ekonomike dhe aspektet sociale si dhe prishjen e ekuilibrave makro dhe mikroekonomike.

Në mënyrë marrjen e masave të duhura dhe në kohë për këto fenomene, lind nevoja e kërkimeve dhe studimeve shkencore.

Studimi i kryer së fundi, ka si qëllim identifikimin e ndikimit socio-ekonomik të përmbytjeve në rajonin e Shkodrës (si një nga rajonet më të prekura nga përmbytjet vitet e fundit).

Për realizmin e këtij vlerësimi janë grumbulluar të dhëna nga dokumente dhe studime të ndikimit makro dhe mikroekonomik të fatkeqësive natyrore, të ndryshimeve klimatike, të përmbytjeve ndër vite në rajonin e Shkodrës dhe dëmeve të tyre, si dhe administrimit të këtyre fatkeqësive natyrore. Ndërsa të dhënat kualitative, u siguruan përmes metodës kualitative të intervistave të hartuara për individët dhe familjet në zonën e Shkodrës.

Përpunimi të dhënave të përftuara, tregoi se:
• Gjatë 30 viteve të fundit, investimet në infrastrukturën për mbrojtjen nga përmbytjet kanë qenë minimale.
• Vlerësimet e dëmeve nga përmbytjet janë bërë kryesisht pas ngjarjes, ndërsa modelet e detajuara të mbrojtjes nga përmbytjet janë përgatitur kryesisht në sajë të reagimit të nevojshëm ndaj emergjencave.
• Banorët e prekur nga përmbytjet, patën humbje të mëdha, aq sa kur fillojnë shirat sezonale, ata ndihen të shqetësuar dhe të frikësuar për pronat dhe bagëtitë e tyre.
• Marsi i 2018-ës rezultoi në afërsisht 3,5 milion dollarë dëme nga rreth 6000 familje që jetonin në tokë bujqësore.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë rëndësinë e një administrimi të mirë të vendeve, të rrezikuara nga fenomenet ekstreme të motit, veçanërisht në kushtet e rritjes së efekteve të ndryshimeve klimatike.

Në fund autorja thekson se, shumë katastrofa nuk mund të shmangen, aq më pak ato natyrore, megjithatë efektet e tyre mund të lehtësohen sadopak, në qoftë se ndërtohen masat e duhura dhe në kohën e duhur.

Dr. Alkida Hasaj

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Siguria energjitike kombëtare por dhe individuale përmirësohet dhe garantohet në se paraprihet dhe mbështetet nga një legjislacion, që ndjek ecurinë...

Varfëria energjitike si një ndër shkaktarët e vdekjeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Varfëria energjitike si një ndër shkaktarët e vdekjeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Sipas DOOR dhe EIHP, të paktën 37% e shqiptarëve vuajnë nga varfëria energjitike, ndërkohë që kjo përqindje në vendet e...

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

Viti 2020 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë, pasi Korporata Elektroenergjetike Shqiptare përgjysmoi prodhimin si pasojë e thatësirës. Diferencat...

Postimi pasardhes
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në Komunën e Bushatit, Shkodër

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në Komunën e Bushatit, Shkodër

“Dita e Deficitit Ekologjik të Tokës – 29 korrik 2021

"Dita e Deficitit Ekologjik të Tokës - 29 korrik 2021

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në peshkun Kocë dhe Levrek në ujërat shqiptare

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në peshkun Kocë dhe Levrek në ujërat shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al