Tuesday, June 24, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

COP27: Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global

11/11/2022
në Shëndeti
A A
0
COP27: Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global

Sipas gjetjeve të një botimi mjekësor- të publikuara në formë raporti – ndryshimet klimatike po ndikojnë rëndë në shëndetin e popullsisë, në mbarë botën. Raporti i Lancet Countdown thotë se varësia ndaj lëndëve djegëse, fosile shkakton pasiguri ushqimore, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet infektive dhe sëmundjet e tjera, të lidhura me valët e të nxehtit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, theksoi se veprimet e udhëheqësve globalë duhet të jenë në përputhje me shkallën e rrezikshmërisë që paraqet problemi. Ky është edhe objekti i Konferencës për Klimën COP27, në Egjipt. Raporti përfshin punën e 99 ekspertëve nga organizata të ndryshme, përfshirë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që udhëhiqet nga University College London, MB. Raporti përshkruan se si moti ekstrem ka rritur globalisht presionin mbi shërbimet shëndetësore të cilat janë dhe vazhdojnë të përballen me pandeminë Covid-19.

Raporti zbulon se, vetëm në dy dekadat e fundit, vdekjet në nivel global, si pasojë e temperaturave ekstremisht të larta, janë rritur me dy të tretat. Në vitin 2022, janë regjistruar temperatura rekord, në të gjithë botën, përfshi Mbretërinë e Bashkuar, ku në Korrik temperaturat prekën vlerën 40°C. Temperatura të larta u shënuan edhe në pjesë të tjera të Evropës, si dhe në Pakistan dhe Kinë.
I nxehti ekstrem kontribuon në përkeqësimin, shfaqjen apo edhe agravimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, si dhe goditje nga të nxehtit dhe ndikim në shëndetin mendor. Pavarësisht implikimeve negative të shkaktuara nga temperaturat tepër të larta, sidomos në shëndet, raporti argumenton se zgjidhjet janë: “Pavarësisht sfidave, ka prova të qarta se veprimi i menjëhershëm mund të shpëtojë ende jetët e miliona njerëzve, nëse lëvizet me shpejtësi drejt energjisë së pastër dhe eficencës energjitike”.

Sipas Guterres:“Bota po fokusohet tek vendet e G20-ës, të cilat prodhojnë 80% të shkarkimeve në gaze serë. Nevojiten përpjekje seriozie nga ana e tyre për t’i ulur këto të fundit, si dhe shumë më tepër investime në energji të rinovueshme. Shëndeti i njeriut, mjetet e jetesës, buxhetet e familjeve dhe ekonomitë kombëtare po goditen në mënyrë të vazhduar, pasi varësia nga karburantet fosile është jashtëzakonisht e madhe dhe po del jashtë kontrollit të shoqërisë njerëzore” / BBC News Climate and Science

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Ndotja e ajrit dhe rritja e temperaturave janë shkaktarë të 4% të fataliteteve të të porsalindurve

Ndotja e ajrit dhe rritja e temperaturave janë shkaktarë të 4% të fataliteteve të të porsalindurve

Një studim ndërkombëtar tregon se ngrohja globale ka kontribuuar ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë neonatale në shumë vende të botës,...

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD) është një problem kompleks i zhvillimit nervor, shfaqja e të cilit është shtuar në...

Ngritja e sistemeve shëndetësore të qëndrueshme ndaj sfidave klimatike

Ngritja e sistemeve shëndetësore të qëndrueshme ndaj sfidave klimatike

Ekspertët nënvizojnë nevojën për përgatitje urgjente dhe gjithëpërfshirëse të sistemeve shëndetësore për t'u përballur me sfidat në rritje që sjellin...

Postimi pasardhes
COP27: Ndikimi i valëve të shpeshta të të nxehtit tek fëmijët

COP27: Ndikimi i valëve të shpeshta të të nxehtit tek fëmijët

2022: Rekordet e Temperaturave në Evropë dhe në Shkallë Globale

2022: Rekordet e Temperaturave në Evropë dhe në Shkallë Globale

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al