E mërkurë, 1 Shkurt, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Raport mbi cilësinë e ajrit dhe gjelbёrimin urban

21 Shtator, 2021
në Ndotja dhe shkarkimet
A A
0
Raport mbi cilësinë e ajrit dhe gjelbёrimin urban

Ndotja urbane ka tё bёjё me shkarkimin e substancave të dëmshme nё mjedis të cilat, në mënyrë natyrale ose jo, futen dhe qëndrojnë në qytete. Emetimet pёrftohen kryesisht nga aktivitete tё ndryshme si ndërtimi, transporti, banimi, industria etj., qё cilёsohen si ndotësit më të mëdhenj të këtyre zonave urbane; Numёri i lartё i njerёzve, si edhe aktivitetet e tyre, po lёnё çdo ditё e mё shumё “gjurmё”, nё qendrat urbane dhe kudo nё mjedis.

Ky raport, adreson ndotjen e ajrit, nivelet e larta tё zhurmёs, si dhe zvogёlimin e sipёrfaqeve tё gjelbra urbane nё pesё vitet e fundit. Studimi u realizua nё katёr qytete tё Shqipёrisё: Tiranё, Durrёs, Elbasan dhe Shkodёr. Nё kёto qytete u matёn tre komponentё: ndotja e ajrit, zhurma dhe gjelbёrimi. Konkretisht, pёr ndotjen e ajrit u vlerёsuan- burimet dhe ndotёsit e lidhur me tё si PM10, PM2.5, NO2, SO2, CO2 dhe CO; pёr zhurmёn-burimet dhe dB tё ndёrlidhura; dhe pёr gjelbёrimin- m2/frymё, regjistrimi i gjelbёrimit nё nivel lokal.

Pёr tё realizuar kёtё studim, janё pёrdorur mjetet vizuale si hartat ndihmёse, tё gjeneruara nga matjet nё terren tё komponentёve tё cituar mё lart, me qёllim pёrçimin sa mё tё detajuar tё informacionit. Ndёrsa, pёr marjen e informacionit nё kohё reale pёr ajrin pёrreth ёshtё pёrdorur pajisja me bazё sensori (rreth 27 tё tillё), e quajtur Aeroqual. Gjithashtu, nё katёr qytetet e sipёrpёrmendura, u vendosёn pajisjet statike IQAir, qё realizojnё matje 24 orё dhe gjenerojnё tё dhёna nё kohё reale. Nё lidhje me zhurmat, u pёrdor pajisja CIRRUS 161B e cila bёn kategorizimin e parametrave tё matur, nё disa nivele.

Rezultatet e pёrftuara nё vitet 2019-2021 treguan se, komponenti i parё, ndotja e ajrit, paraqitet mё problematike nё Bashkinё e Tiranёs, ku u realizuan 668 matje pikёsore pёr rreth 8 parametra. Shkaktarёt kryesorё tё ndotjes nё Tiranё lidhen me transportin (p.sh automjete tё vjetra dhe trafik i rёnduar) kombinuar me cilёsinё e lёndёve djegёse dhe ndёrtimet e shumta. Pёr shembull, pёr NO2 u matёn vlerat nё 424 stacione nё qytetin e Tiranёs dhe pёrqёndrimi mesatar i tij ishte nga 2 deri nё 6 herё mё lartё se normat e lejuara. Pёr pesё muaj (tetor 2020-mars 2021), prej vendosjes sё pajisjes IQAir nё Bulevardin “Zogu I” dhe grumbullimit tё tё dhёnave pёr CO2 dhe PM2.5, rezultoi se mesatarja ditore e CO2 ёshtё mbi vlerat e lejuara dhe mesataret ditore tё PM2.5 nё pjesёn mё tё madhe tё rasteve, janё gjithashtu mbi normёn.

Nga ana tjetёr, nga matja nё 99 stacione monitorimi nё qytetin e Durrёsit, tё NO2 rezultuan se vlerat mesatare tё tij janё mё tё larta se norma. Ndёrsa, pёr sa i pёrket rezutateve tё pёrftuara nga pajisja IQAir dhe tё dhёnave mbi CO2 dhe PM2.5, ashtu sikurse nё Tiranё, u vёrejt se mesatarja ditore ishte mё e madhe se vlerat e lejuara.

Nё sajё tё pajisjes IQAir tё pёrdorur nё Elbasan dhe Shkodёr, pёr tё njёjten periudhё kohore, situata paraqitet e njёjtё. Vlen pёr t’u pёrmendur fakti se, nё Shkodёr, parametrat mё problematike janё SO2 dhe NO2, tё cilёt lidhen ngushtё me trafikun nё rrugёt e qytetit.

Pёr sa i pёrket nivelit tё zhurmave, sipas matjeve tё kryera gjatё viteve 2018-2021, Tirana rezulton qyteti me ndotjen mё tё lartё akustike. Shtimi i qarkullimit tё automjeteve publike apo private dhe zgjerimi i aktiviteteve tё ndёrtimit janё dy nga shkaktarёt kryesorё tё rritjes sё nivelit tё zhurmave mbi normat e lejuara. Gjithashtu, sipas matjeve ka rezultuar se veprimtaria e bareve dhe restoranteve ka tepёr ndikim në ndotjen akustike. Ndёrsa nё Elbasan, por dhe nё Shkodёr, pikat mё tё nxehta janё akset kryesore dhe kryqёzimet e rrugёve.

Gjelbёrimi urban, si njё nga komponentёt kryesorё tё mjedisit, konsiderohet njё nga faktorёt kryesorё qё ndihmon nё zbutjen e pasojave qё krijojnё ndryshimet klimatike, kryesisht nё shёndetin publik e mё tej, nё mirёfunksionim e sistemit urban. Drurёt/ pemёt si p.sh rrapi, bliri dhe panja, ofrojnё shёrbime tё mira ekosistemi. Nё tё gjitha zonat e monitorimit janё identifikuar pёrkatёsisht: nё Tiranё-16.671 pemё, nё Durrёs-6780 pemё, nё Elbasan-4960 pemё dhe nё Shkodёr-8941 pemё, qё ofrojnё pёrfitime vjetore mjedisore, ekonomike dhe sociale pёr njerёzit.

Si pёrfundim, duke iu referuar tё dhёnave tё pёrftuara mbi cilёsinё e ajrit, merr rёndёsi zhvillimi i politikave pёr mbrojtjen e tij pёr tё reduktuar rrezikun shёndetёsor qё i kanoset njerёzve. Moszbatimi i ligjit pёr ndotjen, mungesa e bashkёpunimit mes pushtetit qendror e lokal dhe komunitetit, si dhe mosvendosja e stacioneve tё monitorimit, krijojnё pengesa nё zgjidhjen e problemit tё ndotjes sё ajrit. Zhurmat ose ndotja akustike mund tё parandalohet pёrmes vendosjes sё sinjalistikёs dhe ndalimit tё qarkullimit nё akse tё caktuara, ku niveli i zhurmave ёshtё i lartё. Njё nga masat nё dobi tё gjelbёrimit tё qyteteve, ёshtё shmangia me sa mё shumё tё jetё e mundur e betonizimit tё sipёrfaqeve tё gjelbra dhe ngritjes sё objekteve tё panevojshme ndёrtimore.

Autor: Msc. Rodion Gjoka

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

TEC-et lundruese dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

TEC-et lundruese dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

Shqipëria, ka marrë së fundi 2 anije me qera, të cilat do të vendosen në TriPortin e Vlorës dhe do...

Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Aktivitetet bujqësore ndikojnë klimën kryesisht përmes shkarkimit të gazeve serë (gazeve të amonikaut CH3) . Bujqësia është sektori kryesor që...

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Ndotja e ajrit përvec se është shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike në botë, është përgjegjëse për vdekjet dhe sëmundjet e...

Postimi pasardhes
Ndikimi i valëve të të nxehtit në shëndetin e popullsisë Europiane

Ndikimi i valëve të të nxehtit në shëndetin e popullsisë Europiane

Qeverisja për zgjidhjen e problematikave që lidhen me ndryshimet klimatike

Qeverisja për zgjidhjen e problematikave që lidhen me ndryshimet klimatike

Bimёt mjekёsore nёn kёrcёnimin e ndryshimeve klimatike

Bimёt mjekёsore nёn kёrcёnimin e ndryshimeve klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al