Monday, June 30, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ndikimi i valëve të të nxehtit në shëndetin e popullsisë Europiane

07/05/2021
në Shëndeti
A A
0
Ndikimi i valëve të të nxehtit në shëndetin e popullsisë Europiane

Temperaturat e larta kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e popullatës, kjo pёr arsye se ato mund tё çojnё në rritjen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë sё saj.

Gjatё 1991–2015, episodet e nxehtësisë që zgjaten disa ditë, ishin një nga ngjarjet më ekstreme të motit në Rajonin Europian, pasi shkaktuan dhjetëra mijëra vdekje të parakohshme.

Ekspertët, kanë parashikuar se në të ardhmen, gjatësia, frekuenca dhe intensiteti i valëve të të nxehtit pritet të rritet. Duke marrë parasysh edhe plakjen e popullsisë, kjo dukuri mund të çojë në rritjen e numrit të vdekjeve, nëse nuk merren masa efektive të përshtatjes me ndryshimet klimatike.

Studimi kishte si qëllim matjen e ndikimit të mundshëm që valët e të nxehtit mund të kenë në vdekshmërinë e popullatës europiane, duke trajtuar disa skenarë të ndryshimeve të klimës.

Në studim u morën 39 vende evropiane, ndërmjet tyre edhe Shqipëria. Matjet u realizuan duke marrë në konsideratë funksionin e vdekshmërisë (nga të nxehtët) bazuar në të dhënat historike dhe parashikimet meteorologjike për periudhat kohore 2035-2064 dhe 2071-2099.

Pas përllogaritjeve të kryera, rezultoi se, përqindja në total e vdekjeve prej valëve të të nxehtit do të rritet në të ardhmen. Projeksionet treguan se vendet e Mesdheut dhe Europës Lindore do të jenë më të prekurat. Gjithashtu, temperaturat e larta, do të arrijnë edhe në vendet veri-kontinentale, ku ndikimi do të jetë i madh.

Politikat dhe planet për zbutjen e valëve të të nxehtit dhe përshtatja në të ardhmen me to, janë nevojë e ngutshme për vendet europiane e jo vetëm. Qëllimi është të parandalohet numri i pritshëm i vdekjeve,  përmes planifikimit të politikave dhe veprimeve të duhura në dobi të shëndetit të popullatës, nga profesionistët e shëndetit publik.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Ndotja e ajrit dhe rritja e temperaturave janë shkaktarë të 4% të fataliteteve të të porsalindurve

Ndotja e ajrit dhe rritja e temperaturave janë shkaktarë të 4% të fataliteteve të të porsalindurve

Një studim ndërkombëtar tregon se ngrohja globale ka kontribuuar ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë neonatale në shumë vende të botës,...

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD) është një problem kompleks i zhvillimit nervor, shfaqja e të cilit është shtuar në...

Ngritja e sistemeve shëndetësore të qëndrueshme ndaj sfidave klimatike

Ngritja e sistemeve shëndetësore të qëndrueshme ndaj sfidave klimatike

Ekspertët nënvizojnë nevojën për përgatitje urgjente dhe gjithëpërfshirëse të sistemeve shëndetësore për t'u përballur me sfidat në rritje që sjellin...

Postimi pasardhes
Qeverisja për zgjidhjen e problematikave që lidhen me ndryshimet klimatike

Qeverisja për zgjidhjen e problematikave që lidhen me ndryshimet klimatike

Bimёt mjekёsore nёn kёrcёnimin e ndryshimeve klimatike

Bimёt mjekёsore nёn kёrcёnimin e ndryshimeve klimatike

Studimi i ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor

Studimi i ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al