Saturday, May 17, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në regjimin e reshjeve të rajonit të Shkodrës

25/02/2022
në Emergjenca klimatike
A A
0
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në regjimin e reshjeve të rajonit të Shkodrës

Rajoni i Shkodrës, është një ndër rajonet më të lagështa në Shqipëri. Lartësia mesatare vjetore e reshjeve për rajonin e Shkodrës arrin në 1800 mm.
Për rrjedhojë, Ultësira e Drinit dhe Bunës në qarkun veriperëndimor Shqiptar të Shkodrës preket nga përmbytje të mëdha, të cilat kanë ndodhur rregullisht gjatë viteve të fundit dhe mund të shpeshtohen dhe shtohen akoma më tepër për shkak të ndryshimeve klimatike në rajon. Historikisht përmbytjet më të mëdha në këtë rajon kanë ndodhur gjatë muajve Dhjetor, Janar, Mars, muaj me reshje intensive. Shumë episode të përmbytjeve te ndodhura në Janar 2010, Dhjetor 2010 dhe Mars 2013, 2015 etj. Janë shoqëruar me humbje ekonomike dhe mjedisore të mëdha.
Edhe gjatë Janarit 2021, reshjet me intensitet të lartë sollën shumë probleme dhe përmbytje në të gjithë vendin, e veçanërisht në rajonin e Shkodrës.

Për këtë arsye, nëpërmjet bazës së të dhënave të Sistemit Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik dhe burimeve satelitore nga platforma satelitore, është realizuar një analizë e situatës së reshjeve të rajonit të Shkodrës, të periudhës Janar 2021. Përdorimi i kësaj baze të dhënash është kryer në përputhje me standardet e vendosura nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, duke analizuar tregues të ndryshëm të reshjeve, intensitetin e tyre dhe karakteristikat e shpërndarjes në kohë dhe hapësirë gjatë Janarit 2021. Gjithashtu, përdorimi i Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS) e thelloi studimin duke sjellë grafikisht shpërndarjen gjeografike të treguesve të ndryshëm të marrë në analizë.

Ndryshimet klimatike, gjatë viteve të fundit kanë ndikuar mjaftueshëm në regjimin dhe karakterin e reshjeve, dhe si pasojë, fenomene të tilla si përmbytjet janë shpeshtuar gjithashtu. Dhe në këtë artikull, janë paraqitur të gjitha anomalitë e reshjeve, nëpërmjet grafikëve dhe hartave.

Reshjet në Janar 2021 në rajonin e Shkodrës.

Janari i vitit 2021 u karakterizua nga një seri frontesh atmosferike që përcollën një situatë të paqëndrueshme në një shkallë rajonale, duke rezultuar në mot me vranësira dhe reshje. Ky është një fakt ndryshe nga situatat e mëparshme të përmbytjeve. Krahas këtij fakti, është shumë e rëndësishme të theksohet se kur trajtohen dhe analizohen reshjet e Janarit 2021 në lidhje me situatën e përmbytjeve, duhet thënë se ato janë vlerësuar pas një jave tjetër intensive reshjesh, që ndodhën në Dhjetor 2020.

Në figurën 1 & 2 janë paraqitur dy harta me situatën e reshjeve dhe anomalitë e tyre në të gjithë vendin, për muajin Janar 2021. Ato tregojnë qartë anomalinë e lartë të reshjeve që shtrihet në pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë dhe veçanërisht në rajonin e Shkodrës.

Figura 1. Shpërndarja e reshjeve gjatë Janarit 2021 në Shqipëri
Figura 2. Anomalitë e reshjeve në (%) për vitin 2021 në Shkodër
Grafiku 1. Reshjet e shiut për muajin Janar 2021, krahasuar me vlerat normale që i referohen periudhës: 1961-1990

Duke analizuar më tej situatën e reshjeve në hartat përkatëse për Janarin e vitit 2021, u vu re se sasia më e madhe e reshjeve bie në zonën e rajonit të Shkodrës, por nëse i referohemi anomalive për këtë zonë, ato rezultojnë në vlera më të ulëta se, vlerat në rajonin juglindor të Shqipërisë. Shkak janë masat ajrore me qendra barike me presion të ulët dhe me origjinë nga pjesa lindore e rajonit mesdhetar. Në lidhje me vlerat e reshjeve për stacionet meteorologjike të rajonit të Shkodrës, në grafikun 1 janë pasqyruar përkatësisht sasia e reshjeve të janarit 2021, krahasuar me vlerat normale dhe anomalitë përkatëse.

Një tjetër tregues i rëndësishëm i analizuar për situatën e reshjeve të gjata është maksimumi i reshjeve gjatë 24 orëve. Në figurën 3 tregohet shpërndarja gjeografike e reshjeve për 24 orë, ku rajoni i Shkodrës qëndron në vlera mbi 90 mm, dhe gradienti vjen duke u rritur nga perëndimi në lindje, ku ndodhet masivi malor i Alpeve perëndimore.

Figura 3. Reshjet maksimale për 24 orë(në mm) gjatë muajit Janar 2021.

Grafiku 2 paraqet vlerat e reshjeve 24-orëshe për stacionet meteorologjike të rajonit të Shkodrës, nga ku sasia më e madhe u matën në stacionin e Pukës, me 123.9 mm reshje.

Grafiku 2. Reshjet maksimale pёr 24 orë (në mm) gjatë muajit Janar 2021 në disa stacione meteorologjike të rajonit veriperëndimor-Janar 2021
Grafiku 3.  Numri i ditëve me sasinë e reshjeve >10.0 mm në disa stacione meteorologjike të rajonit veriperëndimor -Janar 2021

Duke analizuar situatën e reshjeve dhe anomalive në përqindje në hartat përkatëse për janarin e vitit 2021, përsëri është e dukshme se sasia më e madhe e reshjeve është në zonën e rajonit të Shkodrës, por nëse i referohemi anomalive për këtë zonë, ato janë në vlera më të ulëta se rajoni juglindor i Shqipërisë. Shkaku kryesor mbeten sërish masat ajrore me qendra barike me presion të ulët me origjinë nga pjesa lindore e rajonit mesdhetar. Në vijim, në grafikun 3 tregohen vlerat e numrit të ditëve me më shumë se 10 mm reshje dhe në grafikun 4 janë paraqitur numri ditëve me më shumë se 20 mm reshje.

Nga grafikët, vërehet se numri i ditëve me sasi të reshjeve më të lartë se 10 mm, kanë qenë në Koplik me 17 ditë në total. Ndërsa zona e Gojanit ka pasur numrin më të ulët të ditëve me mbi 10 mm reshje.

Grafiku 4. Numri i ditëve me sasinë e reshjeve >20.0 mm në disa stacione meteorologjike të rajonit veriperëndimor- Janar 2021

Për sa i përket, numrit të ditëve ku sasia e reshjeve ka rezultuar më e lartë se 20 mm, vërehet pak a shumë e njëjta situatë, ku zona e Koplikut dhe Bogës, kanë përjetuar më shumë ditë me reshje intensive, ndërkohë që Gojani më pak.

Në përfundim theksojmë se shirat e janarit 2021 për rajonin e Shkodrës u karakterizuan nga prania e një numri të madh vlerash mbi 289% kundrejt normës. Kjo situatë u shoqërua me përmbytje në shumë nga zonat e ulëta, të cilat sollën probleme të ndryshme. Lidhur me anomalitë e reshjeve në rajonin e Shkodrës, ndonëse ato nuk ishin më të lartat në vend, problemet për shkak të kushteve përkatëse gjeografike fizike në këtë zonë, ishin më të theksuara. Rrjedhimisht, rëndësia e një pune të tillë shkencore nuk qëndron vetëm në analizën shkencore të ngjarjeve atmosferike, por ajo është gjithashtu një ndihmë për emergjencat civile dhe autoritetet përkatëse. Gjithashtu, ky artikull është një bazë e mirë informacioni për studiuesit e fushës, grupet e interesit, studentët dhe gjithashtu mund të ngjallë kureshtjen e njerëzve të pasionuar rreth fenomeneve natyrore.

Autor: Prof.Dr. Petrit Zorba
MSc. Gazmir Çela
MSc. Ing. Elsuida Hoxha

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Postimi pasardhes
Raporti i IPCC paralajmëron për ndikimet ‘e pakthyeshme’ të ngrohjes globale

Raporti i IPCC paralajmëron për ndikimet 'e pakthyeshme' të ngrohjes globale

Numri i zjarreve pritet të rritet me 50%-shkak rritja e temperaturave

Numri i zjarreve pritet të rritet me 50%-shkak rritja e temperaturave

Ndryshimet klimatike po ndikojnë në tiparet e shpendëve të Evropës

Ndryshimet klimatike po ndikojnë në tiparet e shpendëve të Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al