Tuesday, June 24, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ndryshimet Klimatike, frymëzim për artistët

01/10/2021
në Kuriozitete, Të reja
A A
0
Ndryshimet Klimatike, frymëzim për artistët

Arti për ndryshimet klimatike po bëhet gjithnjë edhe më i zakonshëm në muzetë dhe galeritë, por disa artistë e ndajnë punën e tyre në hapsirat publike për të arritur një audiencë më të gjerë. Kjo formë arti realizohet për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me pasojat e ndryshimeve klimatike.
Këto ekspozita dhe instalime aktuale në të gjithë botën i mësojnë shikuesit e tyre për ndryshimet klimatike, shkatërrimin e habitatit dhe marrëdhënien tonë me botën natyrore përmes mjeteve jo tradicionale.

1. Kopshti “Earthly Worries”- Apeldoorn, Holland Projektuar nga arkitekti polak-amerikan Daniel Libeskind, Kopshti i shqetësimeve tokësore është pjesa e parë e artit bashkëkohor që shfaqet në kopshtin e Paleis Het Loo të Hollandës. Ky art prezanton katër skulptura tre metra të larta, të cilat përshkruajnë fragmente të një toke të copëtuar. Secila nga katër skulpturat përfaqëson një përbërje kimike që po kontribuon në ndryshimin e klimës. Puna e Libeskind vë në pikëpyetje përparimet tona teknologjike si shoqëri dhe koston mjedisore të këtij përparimi.

Kopshti “Earthly Worries”

2. “Putting Green” – Brooklyn, New York
“Putting Green” është ndërtuar për të siguruar argëtim dhe edukim përmes modelit artistik dhe mesazheve për ndryshimin e klimës. Ky art prezanton një kurs minigolfi që përbëhet nga 18 gropa, i projektuar duke përdorur metoda miqësore me mjedisin. Këto gropa u projektuan nga grupe të ndryshme komunitare, organizata mjedisore, shkolla dhe artistë vendas. Vizitorët mund të luajnë golf dhe të mësojnë për ndryshimet klimatike në secilën nga gropat. Të ardhurat nga kursi shkojnë për organizatat jofitimprurëse të New York, të cilat përmes punës së tyre adresojnë për ndryshimet klimatike.

Fusha e golfit “Putting Green”

3. Vëzhgimi i shpendëve- Chicago Illinois
Vëzhgimi i shpendëve prezanton nga një sy të 100 lloje të ndryshëm shpendësh, të cilët janë të kërcënuar nga ndryshimet klimatike. Kjo vepër na kujton se ne nuk jemi të vetmit në Tokë. Përmes këtij vështrimi ajo na kujton se zogjtë (dhe gjallesat e tjera) janë një pjesë e barabartë me ne, që ne i sakrifikojmë vazhdimisht ndërsa shkatërrojmë planetin për përfitimet tona.

Vëzhgimi i shpendëve

4. Totems- Poznań, Poloni
Këto shtylla nëntë metra janë ngritur jashtë njw kulle në Poznań, Poloni. Edhe pse ngjyrat mund të duken abstrakte, teksturat, format dhe ngjyrat e tyre korrespondojnë me të dhënat dhe statistikat në lidhje me ndryshimet klimatike. Me anë të kësaj vepre njerëzit mund të përfytyrojnë shkallën e çështjeve të ndryshme mjedisore, si prerja e drurëve, ndotja e ajrit dhe mbi peshkimi.

Kulla “Baltyk”, Poloni

5. Pylli fantazmë- Manhattan, New York
Dyzet e nëntë pemë pa gjethe dhe të zhveshura u ngritën në Madison Square Park në Maj 2021, për të cilën artistja Maya Lin shpreson se do të rrisë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike. Këto pemë mbulojnë pjesën më të madhe të bregut të Atlantikut.
Me këtë peizazh të zymtë, goditës të pemëve që vdesin në mes të një parku të harlisur, publik – një nga më të ngarkuarit në New York City – Lin synon të tërheqë vëmendjen në marrëdhënien tonë të shkëputur me natyrën dhe humbjen e ngadaltë, por të sigurt të biodiversitetit në botë. Ngjarjet ekstreme të motit, përfshirë uraganet, thatësira dhe përmbytjet dhe ngritja e nivelit të detit, do të krijojë më shumë nga këto “varreza pyjore”; megjithatë, ne i kushtojmë vëmendje botës natyrore përreth nesh aq rrallë, saqë mund të mos e vëmë re këtë rënie derisa flora dhe fauna në të cilat jemi mësuar të jetojmë, të jenë zhdukur..

Manhatan, Pylli “Fantazmë”

6. Acorns/Beuys- Londër, Mbretëri e Bashkuar Instalimi mban emrin e Joseph Beuys, artist dhe bashkëthemelues i Partisë Gjelbër Gjermane, i cili mbolli 7000 pemë në Kassal. Një “skulpturë shoqërore” që ai e quajti 7000 Lisat dhe që synonte të ndryshonte peizazhin e qytetit dhe të tërhiqte vëmendje për lëvizjen e klimës. Ackroyd dhe Harvey kanë sjellë 100 fidanë nga këto lisa në 2007 në Tate Modern për të krijuar një pjesë të gjallë të veprave të artit, ku vizitorët mund të lidhen përsëri me botën natyrore. Fidanët do të mbillen deri në 2025.

Fidanë të lisave (Beuys) në Londër

7. MUSAN- Napa, Qipro
Zhytësit tani mund të vizitojnë Muzeun e Skulpturës Nënujore (MUSAN) në Ayia Napa, Qipro, ku 93 skulptura të pemëve gjenden brenda një zone të mbrojtur detare. Muzeu nënujor i Taylor tërheq vëmendjen dhe ofron një zgjidhje për mbipeshkimin në Detin Mesdhe. Skulpturat janë bërë nga materiale me pH neutral dhe veprojnë si vend strehimi për krijesat ujore. Ato janë të vendosura në thellësi të ndryshme për sfungjerët, koralet, algat dhe gjallesat e tjera detare për të siguruar mbrojtjen.

Muzeu Nënujor, Qipro

8. Arcadia Earth- Manhattan, New York
Arcadia Earth është rihapur në New York City pas një pauze të shkaktuar nga pandemia, duke shfaqur artin e dymbëdhjetë artistëve të ndryshëm. Ekspozita e artit virtual ndërveprues përbëhet nga 15 dhoma, të cilat të çojnë në një udhëtim nëpër tokat e fantazisë, botës nënujore dhe veprae artit. Këto vepra nxjerrin në pah çështjet mjedisore, duke përfshirë ndryshimin e klimës, ndotjen plastike, mbipeshkimin dhe mbetjet ushqimore. ” Arcadia është krijuar për të na frymëzuar për të bërë ndryshime të vogla të jetesës sonë dhe për të mbrojtur të ardhmen e planetit tonë, shprehet autori. Çdo biletë e shitur mbjell një pemë dhe mbështet “Oceanic Global” , një organizatë jofitimprurëse kushtuar ruajtjes së oqeaneve.

Arcadia Earth, Manhattan

ECOWATCH

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Rritet me 55% përdorimi i automjeteve elektrike në tremujorin e parë të 2025-ës

Rritet me 55% përdorimi i automjeteve elektrike në tremujorin e parë të 2025-ës

Në një kohë kur efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më problematike dhe ndotja e ajrit po kthehet...

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

Rreziku i kreditit, një nga shtyllat kryesore të stabilitetit financiar, po ndikohet gjithnjë e më shpesh nga fenomene të tilla...

1 në 5 njerëz përjetojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike në jetën e përditshme

1 në 5 njerëz përjetojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike në jetën e përditshme

Nga dhjetori 2024 deri në shkurt 2025, efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu ishin të dukshme në pothuajse...

Postimi pasardhes
Efiçienca e energjisë dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Efiçienca e energjisë dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Centralet e qymyrit, përgjegjës për rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike

Centralet e qymyrit, përgjegjës për rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al