Sunday, June 1, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Temperaturat e larta nxisin ankthin dhe depresionin

17/07/2024
në Shëndeti
A A
0
Temperaturat e larta nxisin ankthin dhe depresionin

Shqetësimi i vazhdueshëm për ndryshimet klimatike aktuale dhe të ardhshme po shkakton një formë të re ankthi i njohur si “ankth klimatik” që karakterizohet nga frika e thellë dhe ndjenja e pafuqisë përballë kërcënimeve mjedisore. Kushte klimatike më të ngrohta dhe më të thata pritet të vijojnë në dekadat e ardhshme në vendin tonë e cila do të çonte në përkeqësim të problemeve psikologjike tek njerëzit.

Ngjarjet ekstreme të motit, si përmbytjet, stuhitë e fuqishme dhe thatësirat e zgjatura, po shkaktojnë gjithnjë e më shumë çrregullime të stresit post-traumatik dhe ankth kronik. Sipas ekspertëve, çdo verë pritet të jetë më e nxehtë se ajo e mëparshme. Rritja e temperaturave dhe periudhat e zgjatura të vapës konsiderohen të pashmangshme nga shkencëtarët, një situatë që po e përjetojmë këtë verë, me disa ditë radhazi me temperatura ekstreme.

Temperaturat e larta kanë ndikim të thellë në shëndetin mendor: ato ndryshojnë humorin, përkeqësojnë ndjeshëm çrregullimet ekzistuese të sjelljes, rrisin në mënyrë shqetësuese rrezikun e vetëvrasjes dhe dëmtojnë rëndë mirëqenien e individëve që tashmë luftojnë me probleme të shëndetit mendor. Studimet tregojnë se valët e të nxehtit dhe periudhat e zgjatura mund të çojnë në rritje të ndjeshme të shtrimit në spitale psikiatrike dhe incidenteve të vetëvrasjeve.

Shumica e sëmundjeve mendore preken negativisht nga nxehtësia ekstreme. Temperaturat e larta shkaktojnë më shumë lodhje, nervozizëm dhe ankth, duke rritur rrezikun e përkeqësimit të gjendjes së pacientëve, veçanërisht të atyre me episode depresive. Sipas ekspertëve, nxehtësia e lartë ndikon në prodhimin e serotoninës, neurotransmetuesit që rregullon humorin. Kjo çon në ulje të ndjenjës së kënaqësisë dhe rritje të nivelit të stresit e lodhjes. Me rritjen e temperaturave, gjendje të ndryshme të shëndetit mendor mund të përkeqësohen, duke përfshirë rritjen e sjelljeve agresive. Në rastet ekstreme, nxehtësia e tepruar mund të shkaktojë konfuzion dhe çorientim.

Ndërkohë, ndryshimet klimatike po transformojnë thellësisht mënyrat tradicionale të jetesës duke shkaktuar zhvendosje popullsie, konflikte për burime dhe ndryshime në strukturat ekonomike. Këto ndryshime rrënjësore po ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në shëndetin mendor kolektiv të popullsisë, duke krijuar një krizë të shëndetit publik që kërkon vëmendje dhe veprim urgjent. Kjo situatë është jashtëzakonisht shqetësuese, duke pasur parasysh ekspozimin gjithnjë e më të madh të popullsisë ndaj ngjarjeve ekstreme klimatike si valët përvëluese të të nxehtit, përmbytjet shkatërruese dhe zjarret masive.

Studimet tregojnë se incidenca e traumave psikologjike që rrjedhin nga fatkeqësitë e lidhura me klimën mund të jetë deri në 40 herë më e lartë se ajo e dëmtimeve fizike, duke nënvizuar urgjencën e adresimit të këtij aspekti shpesh të neglizhuar. Fëmijët konsiderohen si një grup i cenueshëm sepse janë më të ekspozuar ndaj temperaturave të larta, për shkak se kalojnë më shumë kohë në mjedise të jashtme.

Disa simptoma të zakonshme të ankthit klimatik përfshijnë:
Sulmet e panikut
Humbje e oreksit
Nervozizmi
Dobësi dhe pagjumësi

Shumë njerëz përshkruajnë gjithashtu ndjenjat:
Faj
Mungesë shprese
Frikë
Zemërim
Hidhërim
Dëshpërim
Faj

Temperaturat e larta në stinën e verës kanë një ndikim të ndjeshëm në gjendjen fiziologjike dhe psikoemocionale të njeriut, sidomos te pacientët me probleme të shëndetit mendor, por edhe te ata që nuk vuajnë nga këto probleme. Në praktikën e përditshme në shërbimin shëndetësor parësor, rastet më të shpeshta të pacienteve që drejtohen për shërbim psikosocial janë ata që përjetojnë simptoma të ankthit, stresit, mungesës së përqendrimit, veshtirësive në menaxhimin e gjendjes emocionale dhe çrregullimeve të sjelljes. Rekomandohet që pacientët të ndjekin këshillat mjekësore për të shmangur ekspozimin në diell dhe për të konsumuar produkte të duhura për shëndetin e tyre. Për sa i përket gjendjes psikoemocionale e rëndësishme është, reduktimi i aktiviteteve shumë të ngarkuara në punë. Ulja e pritshmërive për të funksionuar në mënyrë optimale është gjithashtu kritike, pasi niveli i përqendrimit dhe produktivitetit ulet. Gjithashtu, është e rekomanduar të ktheni fokusin në aktivitete që përhapin ndjenja pozitive.

Thotë Lulzime Gjyriqi, Punonjëse Sociale pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 7, Tiranë

Katër strategji për t’ju ndihmuar të menaxhoni ankthin klimatik:


•Edukoni veten për ndryshimin e klimës dhe ndikimet e tij. Kuptimi i çështjeve dhe hapat që po ndërmerren për t’i trajtuar ato mund t’ju fuqizojë dhe të lehtësojë njëfarë ankthi.

• Megjithatë, është po aq e rëndësishme që të vendosen kufij për të mos u mbingarkuar nga lajmet negative. Bëni pushime të rregullta nga lajmet e lidhura me klimën për të mbajtur një ekuilibr të shëndetshëm.

• Angazhohuni në aktivitete që promovojnë mirëqenien personale, të tilla si ushtrimet, ushqimi i ekuilibruar, meditimi ose kalimi i kohës në natyrë. Aktiviteti fizik dhe praktikat e vëmendjes mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe ankthit.

• Rrethojeni veten me një komunitet mbështetës duke u lidhur me individë me mendje të njëjtë që ndajnë shqetësimet tuaja. Diskutimi i ndjenjave tuaja me të tjerët dhe ndarja e strategjive të përballimit mund të sigurojë një ndjenjë solidariteti.

Më e rëndësishmja, mbani mend se nuk jeni vetëm! Ankthi i klimës është një çështje në rritje dhe diçka që nuk duhet ta kaloni vetë. Është kaq e lehtë të mbytesh nga të gjitha lajmet “e këqija” të klimës, por mbani mend se në mbarë botën, individët, komunitetet dhe kombet po mobilizohen për një të ardhme të qëndrueshme. Nëse ankthi i klimës fillon të ndikojë në jetën tuaj të përditshme, mund të jetë e dobishme të flisni me dikë për të, qoftë ky një mik, anëtar i familjes ose profesionist i fushës.

Burimi: Lulzime Gjyriqi, Punonjëse Sociale pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 7, Tiranë dhe pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Ndotja e ajrit dhe rritja e temperaturave janë shkaktarë të 4% të fataliteteve të të porsalindurve

Ndotja e ajrit dhe rritja e temperaturave janë shkaktarë të 4% të fataliteteve të të porsalindurve

Një studim ndërkombëtar tregon se ngrohja globale ka kontribuuar ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë neonatale në shumë vende të botës,...

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD) është një problem kompleks i zhvillimit nervor, shfaqja e të cilit është shtuar në...

Ngritja e sistemeve shëndetësore të qëndrueshme ndaj sfidave klimatike

Ngritja e sistemeve shëndetësore të qëndrueshme ndaj sfidave klimatike

Ekspertët nënvizojnë nevojën për përgatitje urgjente dhe gjithëpërfshirëse të sistemeve shëndetësore për t'u përballur me sfidat në rritje që sjellin...

Postimi pasardhes
Një analizë klimatike e temperaturave të qershor 2024

Një analizë klimatike e temperaturave të qershor 2024

Ngrohja e klimës, kërcënimi i heshtur me të cilin përballet bujqësia shqiptare

Ngrohja e klimës, kërcënimi i heshtur me të cilin përballet bujqësia shqiptare

Buletini mujor: Korrik 2024

Buletini mujor: Korrik 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al