Friday, May 9, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shqipëria, Gadishulli Ballkanik dhe Evropa Qëndrore “pushtohen” nga flakët e valës së nxehtë këtë javë

18/06/2024
në Emergjenca klimatike
A A
0
Shqipëria, Gadishulli Ballkanik dhe Evropa Qëndrore “pushtohen”  nga flakët e valës së nxehtë këtë javë

Vala e parë e nxehtë e verës meteorologjike të vitit 2024, do të zhvillohet nga e marta deri të shtunën. Ajo do të sjellë një masë anormale ajrore të ngrohtë në pjesën më të madhe të kontinentit evropian dhe masa të nxehta ajrore në vendet si Italia, Gadishulli Ballkanik, Gjermania, Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia.

Muaji i parë i verës meteorologjike 2024 filloi me mot të lagësht dhe të freskët në pjesën më të madhe të Evropës, por ky model i përgjithshëm i motit mbi Evropën është duke ndryshuar duke kaluar nga rreshje shiu, në valë të të nxehtit në Evropën jugore, qendrore dhe lindore.
Temperaturat parashikohen të rriten nga 30°C duke tejkaluar lehtësisht vlerën 40 °C, këto temperatura anormale parashikohen për Evropën Qendrore dhe Gadishullin Ballkanik.

Gjatë natës, temperatura do të arrijnë deri në 30°C dhe do të shënojnë kulmin me vlera 40°C gjatë mesditës. Temperaturat e pasdites do të jenë shumë mbi mesataren e kësaj periudhe, lokalisht edhe mbi 10 °C . Këto vlera do të arrijnë pikun gjatë orëve të mesditës së ditës së mërkurë dhe të enjten duke shënuar edhe kulmin për këtë vit në të gjithë Italinë, Gadishullin e Ballkanit, Çekinë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Poloninë. Në shkallë globale, temperaturat nga Janari deri në Qershor kanë qenë shumë mbi mesataret afatgjata. Mot shumë i nxehtë pritet edhe në vendet e Ballkanit verior të enjten dhe të premten, me temperatura përtej 40 °C.

Në vendin tonë vlerat maximale do të arrijnë 40°C në qytete si Elbasani, Berati dhe Gjirokastra dhe do të tejkalojnë vlerat +40°C në zona të izoluara. Temperaturat minimale do të shkojnë nga 9°C që ishin në zonat malore, në 13°C në qytete si Peshkopia dhe Erseka dhe do të arrijnë 18-22 në ultësirën perëndimore gjatë kësaj jave.

Sipas IGJEO

Gjatë kësaj periudhe, mbi 290 milionë njerëz do të përjetojnë nxehtësi ekstreme, gjasat për shfaqjen e së cilës janë pesëfishuar për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Në pjesën më të madhe të rajonit priten anomali të temperaturës mesatare që variojnë midis 2°C dhe 12°C mbi normale përfshirë dhe vendin tonë.

Climate Shift Index® Global Map

Të gjitha këto anomali shoqërohen më një intënsifikim të ngjarjeve ektreme të motit.
Për çdo rritje me 1°C të temperaturës mesatare, atmosfera mund të mbajë rreth 7% më shumë lagështi, duke shkaktuar reshje intensive në disa vende me periudha të shkurtra kohore. Globalisht, ngjarjet e reshjeve të mëdha janë bërë më të shpeshta dhe intensive në shumicën e rajoneve tokësore për shkak të aktivitetit njerëzor, sipas organit të klimës së OKB-së, IPCC.

Edhe një rritje e vogël e temperaturave mesatare bën një ndryshim të madh në ekstremet e nxehtësisë. Por valët e të nxehtit të nxitura nga ndryshimet klimatike mund të përkeqësojnë thatësirat duke tharë tokën, kjo bën që ajri sipër të ngrohet më shpejt, duke çuar në nxehtësi më intensive. Gjatë periudhave të motit të nxehtë, rritja e kërkesës për ujë, veçanërisht nga fermerët, e streson akoma më shumë furnizimin me ujë.

Nga mbjellja e pemëve te lyerja e rrugëve me ngjyrë të bardhë, mënyra se si mund të luftohet i nxehti ektstrem.

Në vitin 2013, Los Angeles u bë qyteti i parë i madh që miratoi një ligj që kërkon që të gjitha shtëpitë e reja të kenë një çati të freskët. Që atëherë, qyteti ku numri i ditëve me 35°C pritet të rritet deri në vitin 2050 – ka ndërmarrë një sërë iniciativash të tjera, duke përfshirë lyerjen e trotuareve të bardha dhe zgjerimin e Kodit të Ndërtimit të Standardeve të Gjelbërta për të përfshirë çatitë e bardha në ndërtesat e banimit dhe rinovimet.

Kjo valë e fundit e të nxehtit po e bën edhe më jetike që qytetet të përgatiten për motin e nxehtë. Rreth 80% e popullsisë së vendit tonë jeton në zonat urbane ku efekti i ishullit të nxehtësisë mund të përkeqësojë në mënyrë drastike ndikimin e motit të nxehtë. Ishujt e nxehtësisë urbane karakterizohen nga popullsi e dendur, zona të ndërtuara me pak pemë dhe zona të mëdha prej betoni të errët dhe asfalt që thithin energjinë e diellit dhe e trasmetojnë atë gjatë natës. Ndërsa dielli perëndon, materialet e prodhuara nga njeriu çlirojnë nxehtësinë e ruajtur duke siguruar që qyteti të qëndrojë i nxehtë, edhe gjatë natës. Temperaturat e ishujve të nxehtësisë urbane mund të jenë deri në 11°C më të nxehta se zonat më pak të populluara. Grup moshat vulnerable, të tilla si të moshuarit, fëmijët, popujt e vendeve me të ardhura të ulëta dhe foshnjat e porsalindura ndikohen në mënyrë direkte nga temperaturat e nxehta.

Mbjellja e pemëve njihet gjerësisht për uljen e temperaturave të sipërfaqes dhe ajrit duke siguruar hije, dhe ftohje nga avullimi dhe transpirimi. Hulumtimet kanë treguar se zonat urbane me pemë kanë temperatura që janë mesatarisht 1.6C më të ulëta se zonat urbane të papyllëzuara.
Një studim i fundit zbuloi se një çati e bardhë e pastër që pasqyron 80% të dritës së diellit do të qëndrojë rreth 31°C më e freskët në një pasdite vere duke bërë që gjatë natës, sipërfaqet e lyera nuk do të çlirojnë nxehtësinë që do të kishin ruajtur gjatë ditës.

Ftohja e qytetit gjatë natës është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse u jep banorëve një shans të freskohen, pasi në të kundërt kjo do të çonte në probleme serioze shëndetësore duke qënë se koha e natës është gjithashtu kur efekti i ishullit të nxehtësisë urbane mund të jetë më i ashpër.

Burimi:

https://www.severe-weather.eu

https://www.climatecentral.org/release-notes

https://csi.climatecentral.org/climate-shift-index?cityId=3183875&lat=41.33558&lng=19.81934&zoom=6

https://www.bbc.com/future/article/20240613-how-to-cool-down-urban-heat-islands-in-americas-heatwaves

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Postimi pasardhes

Teknologjia bujqësore nxit praktika të reja dhe uljen e shkarkimeve në bujqësi

Temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin tonë riprodhues

Temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin tonë riprodhues

Me ngrohjen e motit, breshkat e detit po i afrohen brigjeve tona

Me ngrohjen e motit, breshkat e detit po i afrohen brigjeve tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al