E shtunë, 1 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Varfëria energjitike si një ndër shkaktarët e vdekjeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

15 Mars, 2023
në Emergjenca klimatike, Shëndeti
A A
0
Varfëria energjitike si një ndër shkaktarët e vdekjeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Sipas DOOR dhe EIHP, të paktën 37% e shqiptarëve vuajnë nga varfëria energjitike, ndërkohë që kjo përqindje në vendet e tjera europiane është rreth 5% duke detyruar shqiptarët që të përdorin drutë për ngrohje, gjë e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre dhe të njerëzve përreth.

Nga 9 shtetet e Ballkanit Perëndimor që shqyrton studimi, Kosova ka përqindjen më të lartë të familjeve që vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike. Përqindja e familjeve që vuajnë nga varfëria energjitike është rreth 40%. Vendin e dytë e zë Shqipëria me 37%, që ndiqet nga Maqedonia e Veriut me 33%, Serbia me 22% dhe Mali i Zi me 15%. Ky studim ka si qëllim kryesor të evidentojë varfërinë energjitike si një ndër problemet kryesore që sjell mospërmbushjen e nevojave bazë për një familje, sikurse janë ngrohja në dimër dhe furnizimi me energji elektrike në përditshmëri.

Një studim tjetër konstatoi që më shumë se gjysma e banesave në vendet e Ballkanit Perëndimor shfrytëzojnë drutë e zjarrit për ngrohje, e cila shoqërohet me ndikime negative të shumëfishta në shëndet. Agjencia Europiane e Mjedisit deklaroi se ndotja e ajrit konsiderohet përgjegjësja kryesore e rreth më shumë se 30000 vdekjeve në vitin 2019, në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne shkaktojmë ndotje, pavarësisht se çfarë djegim, përfshi drurin. Është shumë e thjeshtë: djegia e drurit ndot ajrin që thithim, si brenda në banesë ashtu edhe jashtë saj. Ndotja e ajrit sëmur njerëzit, shkakton rritje të numrit të sëmundjeve kronike dhe vdekjeve të parakoshshme. Në këtë kontekst, nevojiten zgjidhje efikase të kësaj situate nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të mos lejuar ndotjen e mëtejshme të ajrit, si edhe për të siguruar një sistem ngrohje që nuk dëmton shëndetin”– u shpreh Vlatka Matković, Zyrtar i Aleancës së Shëndetit dhe Energjisë.

Shumë qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor përdorin sobat me dru si një ndër mënyrat alternative për ngrohje, në rastet kur vështirësitë ekonomike i çojnë në varfëri energjitike. Diçka e tillë tregon që cënueshmëria energjitike në Shqipëri por edhe rajon kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ulje të cilësisë së shëndetit publik në të gjitha shoqëritë.

“Realizimi i investimeve për zëvendësimin e sobave mund të mos sjellë ulje të nivelit të ndotjes, ose përmirësim të situatës shëndetësore dhe klimatike. Në vend të kësaj, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i investojnë financat në kursimin e energjisë dhe izolimin e banesave me qëllim përmirësimin e shëndetit, zbehjen e varfërisë energjitike dhe reduktimin e faturave të energjisë elektrike.”– deklaroi Vlatka Matković/EURACTIV

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Siguria energjitike kombëtare por dhe individuale përmirësohet dhe garantohet në se paraprihet dhe mbështetet nga një legjislacion, që ndjek ecurinë...

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

Viti 2020 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë, pasi Korporata Elektroenergjetike Shqiptare përgjysmoi prodhimin si pasojë e thatësirës. Diferencat...

2022: Rekordet e Temperaturave në Evropë dhe në Shkallë Globale

2022: Rekordet e Temperaturave në Evropë dhe në Shkallë Globale

Kategorizimi i vendeve, sipas vlerave të shënuara në temperaturën e ajrit për vitin 2022 krahasimisht vlerave të regjistruara gjatë 1950-2022

Postimi pasardhes
Ndikimi i ndotjes në vdekshmërinë dhe pritshmërinë mbi jetëgjatësinë në Shqipëri

Ndikimi i ndotjes në vdekshmërinë dhe pritshmërinë mbi jetëgjatësinë në Shqipëri

Ndikimet e ndryshimeve klimatike në ekonominë shqiptare

Ndikimet e ndryshimeve klimatike në ekonominë shqiptare

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al