Qё prej lashtёsisё e deri nё ditёt tona, bimët mjekësore kanë pasur rëndësi jetike pёr shёndetin e miliarda njerëzve. Ende sot, njerёzit preferojnё t’i pёrdorin ato si alternativё ndaj mjekёsisё tradicionale. Sipas tё dhёnave tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё (OBSH) mendohet se rreth 4 miliardё njerёz nё gjithё botёn pёrdorin bimё mjekёsore.
Provat mё tё vjetra tё pёrgatitjes dhe pёrdorimit tё bimёve pёr qёllime shёrimi, i gjejmё tek Sumerёt, rreth 5 mijё vite mё parё dhe nё librin kinez 2500 vjeçar “Pen T’Sao”.
Nё Greqinё Antike, gati 400 vite para Krishtit, Hipokrati pёrmendte 300 lloje bimёsh dhe pёrdorimin e tyre. P.sh qepa pёrdorej pёr pastrimin e parazitёve tё zorrёs, hudhra dhe majdanozi pёrdoreshin si diuretik etj.
Njё nga mjekёt mё tё njohur grekё ishte dhe Dioskoridi, nё veprёn e tё cilit De Materia Medica tё vitit 77 pas Krishtit, cilёsoheshin 657 bimё, mёnyra e pёrgatitjes dhe vetitё e tyre kurative. Dioskoridi shkruante se mbreti ilir Genti ishte i pari qё identifikoi vetitё kurative tё rrёnjёve tё bimёs Gentiana.
Qё prej kёsaj kohe, ruajtja dhe pёrcjellja e dijeve tradicionale ekologjike ku pёrfshihen dhe ato etno-mjekёsore ёshtё materializuar pёrmes dokumentimit nga studiuesit shqiptarё dhe tё huaj, kohё pas kohe.
Ne kemi njё traditё tё vyer etno-mjekёsore dhe njё shumёllojshmёri bimёsh aromatike. Por njё kёrcёnim i mprehtё pёr to, janё pasojat nё rritje tё ndryshimeve klimatike. Kjo sepse vendi ynё konsiderohet njё nga vendet mё tё rrezikuara prej ndryshimeve klimatike nё Ballkan.
Gjithashtu, praktikat e mbledhjes sё bimёve mjekёsore, për shkak të nevojёs nё rritje tё njerёzve dhe industrisё farmaceutike, kanё çuar nё mbishfrytёzimin e tyre. Eksodi i vazhdueshёm dhe mёnyrat e sotme tё jetesёs, kanё sjellё gradualisht zhdukjen e kёtyre bimёve si dhe dijeve etno-mjeksore.
Ndryshimet klimatike dhe faktor tё tjerё po ndikojnё cdo ditё e mё shumё nё mbijetesёn e kёtyre bimёve qё kanё rёndёsi pёr biodiversitetin por edhe pёr popullsinё.
Pёr kёtё arsye ёshtё e nevojshme, kryerja e sa mё shumё studimeve dhe krijimi i njё regjistri kombёtar tё dijeve etno-mjekёsore vendase, tё cilat do tё shёrbejnё pёr ruajtjen e bimёve dhe pёrcjelljen e këtyre njohurive, nё brezat e ardhshёm.
Autorё: Dr. Ani Bajrami, Prof.Asoc.Dr. Mihallaq Qirjo
Comments 1