E enjte, 2 Shkurt, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ndryshimi i klimës në vend: temperatura të pazakonta u regjistruan në Dhjetor të 2021

31 Mars, 2022
në Emergjenca klimatike
A A
0
Ndryshimi i klimës në vend: temperatura të pazakonta u regjistruan në Dhjetor të 2021

Fund viti 2021 përcolli një muaj Dhjetor me vlera paksa mbi normë sa i takon temperaturave të ajrit si dhe nivelin e reshjeve mbi normë. Në tërësi ky muaj ishte më shumë një zgjatje e stinës së vjeshtës, se sa një muaj tipik dimri, pasi nuk u vrojtuan tregues si ashpërsia dimërore, ngricat apo temperaturat minimale, dukuri ekstreme të motit, apo reshje të shumta dëbore. Nuk u vrojtuan thyerje të rekordeve historike dhe as dukuri meteorologjike me pasoja negative mbi veprimtarinë ekonomike apo jetën e njerëzve.

Nëpërmjet vlerësimit të periudhave më të gjata kohore dhe krahasimit me periudhat shumëvjeçare të mëparshme, e bën më të lehtë vrotimin e ndryshimeve të mundshme në motin e ditëve të sotme. Në figurën 1 paraqiten hartat me anomalitë e temperaturave të ajrit në shkallë globale dhe për kontinentin Europian për vitin 2021, ku dukshëm evidentohet se pjesa jugore e kontinentit tonë karakterizohet me anomali pozitive, ku përfshihet dhe Shqipëria.

Figura 1 – Anomalitë e temperaturës së ajrit pranë sipërfaqes për muajin dhjetor 2021
kundrejt periudhës 1991÷2020

Mesatarja gjatë periudhave dymbëdhjetëmujore zbut ndryshimet afatshkurtra në temperaturat mesatare rajonale dhe globale. Në nivel global, viti kalendarik 2021 ishte 0.28°C më i ngrohtë se mesatarja 1991÷2020. Kjo anomali mesatare dymbëdhjetëmujore është mjaft nën mesataren 0.46°C për periudhat dymbëdhjetëmujore që përfundojnë në Shtator 2016 dhe Maj/Qershor 2020, tre periudhat më të ngrohta në këtë rekord të dhënash.

Viti kalendarik më i ngrohtë është viti 2016, me një temperaturë 0.44°C mbi mesataren 1991÷2020. Viti 2020 ishte në të njëjtin nivel me vitin 2016, duke qenë më i freskët me më pak se 0.01°C, shumë më poshtë shpërndarjes midis grupeve të shumta të të dhënave. Viti i tretë kalendarik, përkatësisht dhe i katërti më i ngrohtë janë 2019 dhe 2017, temperaturat e tyre ishin 0.40°C dhe 0.3°C mbi mesataren. Viti 2021 ishte i pesti më i ngrohtë në rekord, por vetëm pak më i ngrohtë se vitet 2015 dhe 2018.

Figura 2. Vlerat e anomalive të temperaturave mesatare gjatë 5 viteve të fundit për muajin dhjetor për Shqipërinë kundrejt normës.

Temperatura mesatare globale për dymbëdhjetë muajt deri në Dhjetor 2021 është midis 1.1 dhe 1.2°C mbi nivelin 1850÷1900. Ka më shumë ndryshueshmëri në temperaturat mesatare evropiane. Mesatarja për vitin kalendarik 2021 është 0.14°C mbi mesataren 1991÷2020. Kjo e vendos vitin 2021 jashtë 10 viteve më të ngrohta për Evropën.

Për Evropën, 2020 është viti kalendarik më i ngrohtë i regjistruar me një diferencë të qartë dhe një temperaturë 1.2°C mbi mesataren 1991÷2020. Sa i takon muajit Dhjetor 2021 për Shqipërinë duhet thënë se pritjet e temperaturave të ajrit ishin drejt vlerave të normës, por ato shfaqën anomali më të theksuara në vlerat e temperaturave maksimale (+0.9°C) dhe ato mesatare (+0.4°C) ndërsa vlerat minimale patën një anomali të lehtë negative (-0.1°C), duke evidentuar vlera më të larta amplitudash. Ndërsa sa i takon 5 viteve të fundit në mënyrë të qëndrueshme dallohen anomali pozitive të larta të temperatuarve maksimale të ajrit me +1.7°C, vlerat mesatare me +1.4°C dhe ato minimale me +1.2°C.

Për sa i përket reshjeve, reshjet e muajit Dhjetor gjatë 5 viteve të fundit kanë shënuar një rritje të lehtë me rreth +6.9% kundrejt vlerave mesatare shumëvjecare. Një pamje ilustruse mbi këtë dukuri e paraqet dhe grafiku i dhënë në figurën 3/a.

Figura 3. Vlerat e lartësisë së reshjeve (a) dhe numrit të ditëve me reshje mbi pragun 0.1 mm (b) gjatë 5 viteve të fundit për muajin dhjetor për Shqipërinë kundrejt normës.

Gjithësesi ato nuk i kanë shpëtuar tendencës se evidentuar mjaft qartë në vitet e fundit jo vetëm për këtë muaj, por dhe për muajt e tjerë, ku një ulje e theksuar vihet re në numrin e ditëve me reshje, i cili edhe për muajin dhjetor siç paraqitet në grafikun e figurës 3/b tregon një ulje me -3.4% kundrejt vlerave të normës. Këto aspekte të ndryshimeve në vlerat e anomalive ruhen edhe për vitin 2021, ku muaji dhjetor shënoi rreth +32% më shumë reshje, por vetëm në +9.8% ditë me reshje më shumë.

Regjimi i reshjeve në vendin tonë, faktuar kjo dhe me reshjet e muajit dhjetor, ka pësuar një ndryshim duke regjistruar reshje me vlera mbi normë, kryesisht në zonën juglindore të vendit krahasuar me pjesën tjetër të territorit. Këto anomali pozitive kryesisht në JL (juglindje) të territorit vijnë kryesisht dhe nga vlerat mesatare vjetore/mujore të ulta krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Muajt Dhjetor dhe Janar 2021 karakterizuar nga reshje mbi normë, ndikuan drejtpërdejt dhe në bilancin vjetor të reshjeve duke krijuar përshtypjen e reshjeve të shumta gjë e cila sidomos për periudhën e ngrohtë të vitit përkundrazi ka rezultuar defiçitare./ IGEO

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

2022: Rekordet e Temperaturave në Evropë dhe në Shkallë Globale

2022: Rekordet e Temperaturave në Evropë dhe në Shkallë Globale

Kategorizimi i vendeve, sipas vlerave të shënuara në temperaturën e ajrit për vitin 2022 krahasimisht vlerave të regjistruara gjatë 1950-2022

COP27: Ndikimi i valëve të shpeshta të të nxehtit tek fëmijët

COP27: Ndikimi i valëve të shpeshta të të nxehtit tek fëmijët

“Kriza klimatike është edhe krizë e të drejtave të fëmijëve pasi një në katër fëmijë në botë tashmë preket nga...

Valët e të nxehtit që ndikojnë në klimën dhe motin e Shqipërisë

Si pjesë e zonës mesdhetare, Shqipëria ka një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë...

Postimi pasardhes
Zhvillimi i energjisë së pastër, një faktor kryesor në zbutjen e ndryshimeve klimatike

Zhvillimi i energjisë së pastër, një faktor kryesor në zbutjen e ndryshimeve klimatike

Raporti i IPCC sugjeron pesë mënyra për të shpëtuar planetin

Raporti i IPCC sugjeron pesë mënyra për të shpëtuar planetin

Infrastrukturat blu-të gjelbërta(BGI), reduktojnë pasojat e ndryshimeve klimatike

Infrastrukturat blu-të gjelbërta(BGI), reduktojnë pasojat e ndryshimeve klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al