Ndryshimet klimatike kanë shfaqur pasojat e tyre negative në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me luhatje që tejkalojnë mesataren globale. Ballkani Perëndimor është një rajon me larmi të lartë natyrore dhe përbëhet nga gjashtë vende (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Republika e Maqedonisë).
Raporti i Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, synon të ofrojë një bazë mbi të cilën mund të mbështetet puna e mëtejshme në këtë fushë, duke mundësuar bashkëpunimin rajonal mbi çështje të përbashkëta.
Bazuar në rezultatet e dokumentuara të pasojave që ndryshimet klimatike kanë për rajonin, disa nga ndryshimet me rrezikshmëri të lartë do të ishin:
- ndryshimi i klimës në sub-tropikale për rajonin e veriut të BP;
- rritja e intensitetit të reshjeve dhe e valëve të të nxehtit;
- rotacion i theksuar i thatësirës së ashpër dhe shirave të rrëmbyeshëm, të cilët do ndikojnë në shfaqjen e stuhive ekstreme në verë.
Ndërsa për sa i përket ndikimeve në sektorët ekonomikë ato janë:
- Në Bujqësi
- Ndryshim drastik në dinamikën e fenologjisë;
- Shpeshtësi ngricash në pranverën e vonë;
- Ulje progresive të rendimentit dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, deri në fund të shekullit;
- Mos përshtatja e varieteteve të reja me kushtet klimatike;
- Mbarështimi i rrezikuar i bagëtisë për shkak të temperaturave të larta, uljes së cilësisë së ushqimit dhe degradimit të kullotave;
- Rritje e erozionit dhe degradim i tokës për shkak të reshjeve intensive, si dhe thatësira të ashpra.
- Në Pylltari
- Degradim të pyjeve për shkak të shpeshtësisë dhe përhapjes së zjarreve;
- Zhdukje të varieteteve në rajon;
- Në Burimet ujore
- Pakësim i reshjeve të dëborës në vendet malore, rënie në shkarkimet pranverore të lumenjve dhe rigjenerim i reduktuar i ujërave nëntokësorë;
- Rënie të shkarkimeve verore të lumenjve dhe për rrjedhojë, thatësira të tejzgjatura në kohë;
- Rritje të intensitetit të reshjeve dhe rrezikshmëri e lartë nga përmbytjet, për shkak të vërshimeve të shpejta të lumenjve;
- Mangësi sezonale në ujin e pijshëm;
- Në Shëndetin e njeriut
- Rritje të shpeshtësisë dhe intensitetit të valëve të të nxehtit;
- Ndikim në cilësinë e ujit të pijshëm;
- Përhapje sëmundjesh të reja, për shkak të larmisë së vektorëve/transmetuesve.
- Të tjera
Degradim të habitateve natyrore për shkak të migrimit të avashtë natyror të llojeve, përkundër intensitetit të ndryshimeve klimatike;
Rritje e riskut në infrastrukturën e transportit tokësor, që lidhen me dukuri si të përmbytjet, temperaturat ekstreme, erozioni i tokës dhe dheut.
Studimi nënvizon se Shqipëria pritet të pësojë një ndryshim të konsiderueshëm të klimës së saj, me shpeshtim të valëve të të nxehtit, zvogëlim të reshjeve, për rrjedhoje dhe thatësira të tejzgjatura.
Comments 2